AKTUALE

VLEN për zgjedhjet e parakohshme: Jemi forca e dytë politike në vend, qeveria ka shumicë stabile

VLEN ka reaguar në lidhje me kërkesat e partive opozitare për zgjedhje të parakohshme, të cilat u shfaqën sot pas deklaratës së kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili tha se së shpejti do të ketë zgjedhje.

Nga VLEN thonë se ata janë në fazën përfundimtare të shkrirjes në një parti dhe se janë forca e dytë politike në vend.

“VLEN është në fazën përfundimtare të bashkimit në një subjekt të vetëm politik, duke e forcuar edhe më tej pozitën e tij si forcë dominuese në skenën politike në Maqedoninë e Veriut. Kësisoj, edhe zyrtarisht konfirmohet si forca e dytë politike në vend. Qeveria ka shumicë stabile dhe të konsiderueshme, me tendencë që të zgjerohet edhe më tej”.

“Edhe rezultatet e fundit të zgjedhjeve lokale e dëshmojnë qartë këtë, pasi VLEN fitoi 10 komuna, përkatësisht rreth 80% të komunave me shumicë shqiptare. Kjo është dëshmi e qartë dhe e padiskutueshme se ku qëndron besimi i qytetarëve”.

“Vlerësojmë se fokusi kryesor duhet të jetë realizimi i politikave që përmirësojnë standardin jetësor të qytetarëve dhe forcojnë funksionet shërbyese të pushtetit ekzekutiv”, thonë nga VLEN.

Banner

Related posts

Deputetja Rina Ajdari në ShBA me senatoren Roys qëndruan në kampin demokrat

Gjyla Halili

Merko dorëzon padi kundër ministres së Arsimit, Vesna Janevska

Gjyla Halili

Fronti Europian: Mos luaj me shqiptarët! Kjo ka pasoja për stabilitetin…

Gjyla Halili