AKTUALE

Mexhiti: 2 Maji mbetet një nga momentet më domethënëse të historisë sonë

Izet Mexhiti ka përkujtuar 2 Majin si një nga momentet më domethënëse të historisë, kur Karadaku u shpall Zonë e Lirë. Ai theksoi se kjo ditë simbolizon qëndresën dhe vendosmërinë për liri përballë sfidave të kohës.

Siç tha Mexhiti, guximi dhe sakrifica e njerëzve të asaj periudhe hapën një kapitull të ri shprese dhe dinjiteti.

“2 Maji mbetet një nga momentet më domethënëse të historisë sonë, dita kur Karadaku u shpall Zonë e Lirë, si simbol i qëndresës dhe vendosmërisë për liri.

Ajo kohë ishte e mbushur me sfida, por edhe me guxim të pashoq të njerëzve që nuk u dorëzuan përballë vështirësive. Nëpërmjet sakrificës së tyre u hap një kapitull i ri shprese dhe dinjiteti për këtë vend.

Sot e kujtojmë këtë ditë me respekt dhe mirënjohje për të gjithë ata që kontribuuan në atë rrugëtim, duke na lënë trashëgimi lirinë që e gëzojmë sot.

Lavdi dhe nder për të gjithë të rënët dhe përjetësisht respekt për historinë tonë”, ka shkruar Mexhiti

Banner

Related posts

Faton Ahmeti së bashku me Arjanit Hoxha në iftar të përbashkët me KV ”Vicë”

Gjyla Halili

Kryeqytetasit solidarizohen me popullin turk, Veliaj: Faleminderit secilit vullnetar e qytetar për kontributin e dhënë

admin

Rita uron pavarësinë e Kosovës nëpërmjet një videomesazhi domethënës

admin