AKTUALE

Reçica e Vogël 1 zgjedh Kujtim Shabanin kryetar të nëndegës së BDI-së

Në një atmosferë uniteti dhe mobilizimi, në Reçicën e Vogël 1 u mbajt Kuvendi Zgjedhor i nëndegës së Bashkimit Demokratik për Integrim, ku për kryetar u zgjodh Kujtim Shabani.

Kryetari i Degës së BDI-së në Tetovë, Bajram Rexhepi, vlerësoi lartë organizimin dhe pjesëmarrjen, duke theksuar se Reçica e Vogël mbetet një ndër shtyllat kryesore të subjektit politik.

Sipas tij, Kujtim Shabani është një kuadër i ri, energjik dhe i përkushtuar, i cili ka dëshmuar angazhim të vazhdueshëm në strukturat e partisë. Ai ka qenë ndër aktivistët më të dalluar, ndërsa në zgjedhjet e fundit ka ushtruar detyrën e shefit të shtabit në këtë nëndegë.

Rexhepi theksoi se zgjedhja e tij përfaqëson vazhdimësi dhe forcim të strukturave të BDI-së në Tetovë, duke shtuar se partia mbetet e përkushtuar në ndërtimin e një të ardhmeje të sigurt dhe të qëndrueshme për qytetarët.

Ja postimi plotë:

Reçica e Vogël 1 gjithmonë ka qenë dhe do të mbetet zemra e Bashkimit Demokratik për Integrim. ♥️

Aty ku filloi gjithçka, aty ku u ngritën themelet e organizatës sonë politike, edhe sot me krenari, përkushtim dhe besim po ndërtojmë një të ardhme të sigurt e premtuese.

Në një frymë të fuqishme uniteti, sonte mbajtëm Kuvendin Zgjedhor të kësaj nëndege, ku për kryetar u zgjodh Kujtim Shabani, ekonomist i diplomuar, djalë i ri, energjik dhe i përkushtuar, që do të jetë vlerë e shtuar për Bashkimin Demokratik për Integrim – Dega Tetovë.

Kujtimi vjen në këtë detyrë si një ndër aktivistët më të zellshëm të BDI-së. Në zgjedhjet e fundit ishte shef shtabi në Reçicë të Vogël dhe në çdo cikël zgjedhor ka kryer me përgjegjësi të plotë detyrat dhe obligimet partiake, duke shërbyer si shembull dhe motivim edhe për të tjerët.

Urime Kujtim detyrën e re!

#Bashkë, hap pas hapi dhe për çdo ditë, po finalizojmë e forcojmë radhët tona për të ndërtuar me dinjitet, me zemër dhe me kokën lart BDI-në e së ardhmes! 🙏

Banner

Related posts

Neziri nga ASH-ja: Anëtari në KSHZ nuk i takon LEN-it

Gjyla Halili

Kallëzim penal ndaj Ljubomir Frçkoskit, dyshohet për keqpërdorim të fondeve buxhetore në SHBA

Gjyla Halili

Aki në Saraj afron programin me kërkesat e pensionistëve/ Bexheti: Pensionistët dhe invalidët do të kenë zë në Këshillin Komunal

Gjyla Halili