AKTUALE

Kur mund të mbahen zgjedhjet e reja në Kosovë?

Pas zhvillimeve politike dhe dështimit të procesit për zgjedhjen e presidentit, Kosova pritet të hyjë në zgjedhje të reja parlamentare, të cilat duhet të mbahen brenda afatit kushtetues prej 45 ditësh.

Sipas llogaritjes së afateve ligjore, duke marrë si pikënisje datën 29 prill, kur kanë filluar të rrjedhin procedurat për zbatimin e vendimeve kushtetuese, zgjedhjet e reja duhet të mbahen më së largu deri më 7 qershor.

Ndërkohë, pritet që gjatë ditëve në vijim të bëhet shpallja e datës së zgjedhjeve nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.

Sipas aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, nëse deputetët nuk arrijnë ta zgjedhin presidentin brenda afateve të përcaktuara, Kuvendi shpërndahet automatikisht (“ex constitutione”), duke hapur rrugën për zgjedhje të reja.

“TË KONSTATOJË që në rast se Kuvendi dështon të zgjedhë Presidentin brenda periudhës së përcaktuar në pikën III të dispozitivit të këtij Aktgjykimi, bazuar në nënparagrafin 3 të paragrafit 1 të nenit 82 [Shpërndarja e Kuvendit] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Kuvendi shpërndahet ex constitutione, dhe për pasojë, zgjedhjet e parakohshme për Kuvend duhet të zhvillohen brenda dyzet e pesë (45) ditësh, ashtu siç përcaktohet me paragrafin 2 të nenit 66 [Zgjedhja dhe Mandati] dhe paragrafin 6 të nenit 86 [Zgjedhja e Presidentit] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës;”, thuhet në vendimin e Kushtetueses.

Banner

Related posts

Merita Mustafai nga Shipkovica e Ali Ahmetit: Ka ikur koha kur shqiptarët ishin qytetarë të rendit të dytë, më 8 Maj tju japim shkelmin e fundit frigacakëve shovinisht e nacinalist

Gjyla Halili

Rama takon Bekim Jasharin, diskutojnë për zgjedhjen e lokacionit për monumentin e heroit Adem Jashari

Gjyla Halili

Ja çfarë thuhet në raportin e Policisë për incidentin që Jozi i shkaktoi Gjestit

Gjyla Halili