AKTUALE

Ademi pyet VLEN-in: Kujt po i shërbeni me këto qëndrime?

Banner

Sekretari i Përgjithshëm i Arbër Ademi ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit politike, duke theksuar qëndrimet e partisë për disa çështje kyçe në vend.

Ai ka komentuar mosnënshkrimin e disa iniciativave dhe rezolutave, përfshirë ato që lidhen me drejtësinë ndërkombëtare, të drejtat e studentëve për përdorimin e gjuhës shqipe në arsim, si dhe procesin e ndryshimeve kushtetuese.

Sipas Ademit, vendimet e tilla janë pjesë e proceseve më të gjera politike dhe kërkojnë koordinim institucional dhe konsensus më të gjerë politik. Ai ka theksuar se prioritet mbetet avancimi i të drejtave të shqiptarëve dhe integrimi evropian i vendit.

Reagimi i tij vjen në një kohë kur debatet politike janë intensifikuar dhe kur kërkohet më shumë qartësi nga qytetarët për qëndrimet e partive politike në raport me çështjet madhore.

Ja postimi plotë:

1. Nuk e nënshkruajnë rezolutën për drejtësi në Hagë ndaj çlirimtarëve.
2. Nuk e nënshkruajnë rezolutën e studentëve për respektimin e Ligjit për Gjuhët, që provimi i jurisprudencës të jepet në gjuhën shqipe.
3. Nuk e nënshkruajnë as sot iniciativën për ndryshimet kushtetuese, ndërsa dje thoshin se s’ka qeveri pa ndryshime kushtetuese.

Kujt po i shërbejnë këta? Çfarë halli kanë?🤔

Banner

Related posts

Ahmeti: Si Hristijani, unë 9 politikanë i kam dërguar në pension

Gjyla Halili

Dimitrovska: Vetëm 25 përqind e institucioneve kanë dorëzuar të dhënat për veturat zyrtare

Gjyla Halili

Donald Trump konfirmon takimin me Zelensky në Shtëpinë e Bardhë të premten

Gjyla Halili