AKTUALE

Bozhinovska nga UNECE Resource Management Week 2026: Politika vendimtare, investime të forta dhe bashkëpunim ndërkombëtar për një të ardhme energjetike të qëndrueshme

Banner

Ministrja e energjisë, minierave dhe burimeve minerale, Sanja Bozhinovska, mori pjesë në
UNECE Resource Management Week 2026, ku mbajti një fjalim para përfaqësuesve të lartë,
ekspertëve dhe hartuesve të politikave nga e gjithë bota.
Në fjalimin e saj, Bozhinovska dërgoi një mesazh të fortë se menaxhimi i qëndrueshëm i
burimeve nuk është zgjedhje, por një imperativ në kohë sfidash globale energjetike dhe klimatike.
„ Po jetojmë në një periudhë të transformimit të thellë dhe të pakthyeshëm të sistemit energjetik
dhe të burimeve. Sfidat si ndryshimet klimatike, siguria energjetike dhe qëndrueshmëria
ekonomike janë të ndërlidhura, por edhe mundësitë që burojnë prej tyre mund të jenë shtytës i
zhvillimit të qëndrueshëm – nëse veprojmë së bashku,” theksoi ministrja.
Ajo nënvizoi se Maqedonia në periudhën e fundit ka bërë një hap të rëndësishëm institucional me
formimin e Ministrisë së energjisë, minierave dhe burimeve minerale, si një hap kyç për forcimin
e menaxhimit strategjik të burimeve energjetike dhe natyrore.
Kjo nuk ishte një vendim administrativ, por strategjik, me të cilin e vendosëm energjetikën në
qendër të politikës kombëtare,” theksoi Bozhinovska.
Ministrja theksoi se tashmë po realizohen rezultate konkrete përmes zhvillimit të projekteve kyçe
infrastrukturore, si lidhja e gazit me Greqinë dhe interkoneksioni i planifikuar me Serbinë, duke
forcuar kështu sigurinë energjetike dhe integrimin rajonal.
Paralelisht, shteti po punon intensivisht në rritjen e investimeve në burimet e ripërtëritshme të
energjisë, veçanërisht në kapacitetet diellore dhe të erës, si dhe në përmirësimin e efikasitetit
energjetik. Në sektorin minerar, fokusi është vendosur në shfrytëzimin e përgjegjshëm dhe të
qëndrueshëm të burimeve, në përputhje me standardet ndërkombëtare.
Në fjalën e saj, Bozhinovska theksoi edhe rëndësinë e bashkëpunimit multilateral, duke nënvizuar
se asnjë shtet nuk mund t’i tejkalojë i vetëm sfidat e tranzicionit energjetik.
„ Bashkëpunimi ndërkombëtar nuk është opsion – është domosdoshmëri. Vetëm përmes
partneriteteve, shkëmbimit të njohurive dhe politikave të përbashkëta mund të sigurojmë një të
ardhme të qëndrueshme dhe të sigurt,” tha ajo.

Si konfirmim i rolit aktiv të vendit në skenën ndërkombëtare, ministrja rikujtoi se Maqedonia
ishte nikoqire e Forumit të 14-të Ndërkombëtar për energji dhe zhvillim të qëndrueshëm në
Shkup, duke forcuar kështu pozitën e saj si partner kredibil dhe qendër rajonale për dialog.
Në fund, Bozhinovska bëri thirrje për bashkëpunim më të fuqishëm dhe veprim më të shpejtë:
„ Ne kemi njohuri, kemi mjete dhe kemi mundësi – por nevojitet vendosmëri dhe unitet.
Qëndrueshmëria nuk është qëllim përfundimtar, por një proces që kërkon vizion, konsistencë dhe
partneritet.“
Me pjesëmarrjen në këtë ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare, Maqedonia edhe një herë
konfirmon përkushtimin e saj ndaj zhvillimit të qëndrueshëm, sigurisë energjetike dhe rolit aktiv
në proceset globale për përballimin e sfidave klimatike dhe energjetike.

Banner

Related posts

AARC diskuton në Departamentin e Shtetit Amerikan zhvillimet në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili

Artan Grubi shpjegon rëndësinë e korridorit 8 dhe forcat që e kanë penguar ndërtimin e korridorit

admin

Ali Ahmeti nga Tetova: Është koha për ndryshim të Kushtetutës – t’i themi PO Evropës!

Gjyla Halili