
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar pas sulmit të fundit në Washington, DC, duke e cilësuar atë si një akt të rëndë kundër vlerave themelore të demokracisë dhe lirisë.
Ahmeti theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dëshmuar vazhdimisht që mbeten të forta dhe të palëkundura përballë kërcënimeve, falë institucioneve të tyre të qëndrueshme dhe unitetit të popullit amerikan.
“Shpreh mbështetjen time të plotë dhe solidaritetin e thellë me popullin amerikan dhe institucionet e sigurisë 🇺🇸. Reagimi i shpejtë dhe profesional dëshmoi edhe një herë se dhuna nuk mund të triumfojë mbi demokracinë,” u shpreh Ahmeti.
Ai shtoi se në këto momente të vështira, mbështetja ndaj SHBA-ve është e domosdoshme, duke theksuar përkushtimin për të qëndruar krah për krah në mbrojtje të paqes, sigurisë dhe vlerave demokratike në mbarë botën.
Ja postimi plotë:
Sulmi i fundit në Washington, DC është një akt i rëndë që synon të godasë vlerat themelore të demokracisë dhe lirisë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dëshmuar vazhdimisht se mbeten të palëkundura përballë çdo kërcënimi, falë forcës së institucioneve dhe unitetit të popullit të tyre.
Shpreh mbështetje të plotë dhe solidaritet të thellë me popullin amerikan dhe institucionet e tyre të sigurisë 🇺🇸. Reagimi i shpejtë dhe profesional edhe një herë tregoi se dhuna nuk mund të triumfojë mbi demokracinë.
Në këto momente, qëndrojmë krah për krah me SHBA-të, duke mbështetur pa asnjë rezervë përpjekjet e tyre për siguri, paqe dhe mbrojtjen e vlerave demokratike kudo në botë.
