AKTUALE

1500 EKZEMPLARË TË ROMANIT “REVOLTA E SYZIFIT” MBËRRIJNË NË ZVICËR

Banner

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” njofton se kontingjenti prej 1500 ekzemplarësh të romanit “Revolta e Syzifit” ka mbërritur në Zvicër dhe tashmë pret të shpërndahet në mbarë Evropën.Ky roman, i cili i kushtohet krimit të gjenocidit në Poklek dhe kujtesës së viktimave të pafajshme, është gati të arrijë te lexuesit, veprimtarët dhe të gjithë të interesuarit në diasporë.Një pjesë e këtij kontingjenti do të dërgohet në Gjermani, Francë e Itali te veprimtarët tanë, prej nga pastaj do të postohet në të gjitha vendet ku ka interesim për ta pasur këtë vepër.Me këtë rast, Qendra jonë shpreh falënderimin e saj të përzemërt për kompaninë Fanaj Transport, e cila e ka bërë falas transportin e librave nga Kosova në Zvicër. Ky gjest bujar është një mbështetje e çmuar për veprimtarinë tonë dhe për përhapjen e kujtesës historike për krimet e gjenocidit në Kosovë.Për Qendrën tonë, shpërndarja e këtij libri nuk është vetëm një veprim kulturor e letrar, por edhe një kontribut i rëndësishëm në ruajtjen e kujtesës historike, në dëshmimin e së vërtetës dhe në përpjekjen tonë të përbashkët për ngadhënjimin e drejtësisë.Libri mund të porositet këtu:
https://kosovogenocide.com/produkti/revolta-e-syzifit-bardhyl-mahmuti/Për porosi dhe informata shtesë:
Tel. Tel: +41 79 548 48 87 ose +41 76 268 12 14
Falënderojmë të gjithë veprimtarët, bashkëpunëtorët dhe mbështetësit tanë që po ndihmojnë në shpërndarjen e kësaj vepre në diasporë.Gjenevë, 26 prill 2026
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”@Follower @Top-Fans

Banner

Related posts

Dita afrohet, euforia ka filluar! Rivali i përbetuar do të gjunjëzohet në Tetovën heroike”

Gjyla Halili

Don Kastriot Idrizi nga Belgjika një lutje për flamurin dhe kombin shqiptar

Gjyla Halili

Hazbi Lika: Amaneti i Dëshmorëve mbetet qëllimi ynë

Gjyla Halili