AKTUALE

VLEN: Propozim-ligji për arsimin e lartë reflekton kërkesat e universiteteve shqiptare

Banner

VLEN vlerëson se propozim-ligji për arsimin e lartë reflekton pjesën më të madhe të kërkesave dhe sugjerimeve të universiteteve shqiptare, duke theksuar se reforma është ndërtuar përmes konsultimeve me komunitetin akademik dhe jo përmes vendimeve të imponuara.

Në një njof4im.për media, VLEN thekson se reforma në arsimin e lartë nuk mund të bëhet me arrogancë politike, por duke dëgjuar studentët, profesorët dhe institucionet që përballen çdo ditë me sfidat e sistemit universitar.

Sipas koalicionit, pikërisht përmes këtij procesi konsultativ, në tekstin përfundimtar të ligjit janë reflektuar shumica e sugjerimeve të universiteteve shqiptare, gjë që, sipas tyre, dallon nga qasjet e mëparshme kur, siç thuhet, zgjidhjet imponoheshin nga lart pa dialog me palët e prekura.

VLEN veçon si një nga ndryshimet kryesore heqjen e H-indeksit si kriter bazë për vlerësimin e kuadrit akademik, ndërsa thekson se ligji nuk rrezikon vendet e punës të stafit universitar, por, sipas tyre, krijon më shumë hapësirë për avancim profesional dhe zhvillim akademik.

Në njoftim rikujtohet se pas ndryshimeve ligjore të vitit 2018, të cilat VLEN i cilëson si jofunksionale, tashmë po bëhen korrigjimet e nevojshme për të ndërtuar një sistem të arsimit të lartë më cilësor dhe më të lidhur me nevojat e studentëve dhe tregut të punës.

“Studenti është në qendër, universiteti është bazë e zhvillimit, ndërsa arsimi shqip mbetet prioritet kombëtar”, thuhet në njoftimin e VLEN-it. Reagimi vjen në kohën kur debati për reformën në arsimin e lartë vazhdon të mbetet një nga temat më të diskutuara në opinion.

Banner

Related posts

Për festat e fundvitit në Ohër priten një numër i madh i mysafirëve

Gjyla Halili

Uniformat e Policisë edhe në gjuhën shqipe, Grubi: Mision i kryer me sukses

admin

Ahmeti në Hotël për ngushëllime te familja e dëshmorit Emerllahu

Gjyla Halili