
Nënkryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Bujar Osmani, ka ngritur dilema serioze mbi legjitimitetin e përfaqësimit të shqiptarëve nga partitë shqiptare në qeveri, duke vënë në pikëpyetje përputhjen mes pretendimeve të tyre politike dhe veprimeve konkrete.
Duke aluduar në mesazhin e ministrit të Jashtëm shqiptar, Ferit Hoxha, që u raportuar të ketë quajtur “shqiptarët (në Qeveri) e Maqedonisë, idiot), Osmani thekson se çështja nuk qëndron te etiketimet politike, por te ajo që, sipas tij, është “kontradiktë e përditshme” mes asaj që promovohet dhe asaj që realizohet në praktikë.
Statusi i plotë i Bujar Osmanit:
Nuk e di nëse është thënë, dhe pse përfaqësuesit në Qeveri janë quajtur ashtu.
Etiketat janë më pak të rëndësishme se pyetja që dëgjoj shpesh nga aktorë ndërkombëtarë për këta në qeveri:
– Si pretendojnë të përfaqësojnë shqiptarët, kur shqiptarët janë 100% pro-evropianë, ndërsa ata mbështesin politika që e bllokojnë rrugën drejt BE-së?
– Si pretendojnë të përfaqësojnë shqiptarët, kur krijojnë ambient që gjuha shqipe të trajtohet si çështje dytësore e jo si e drejtë e barabartë?
– Si pretendojnë të përfaqësojnë shqiptarët, kur mekanizma realë mbrojtës zëvendësohen me ligje të dobëta, pa fuqi ekzekutive?
– Si pretendojnë të përfaqësojnë shqiptarët, kur heshtin përballë padrejtësive që prekin pikërisht shqiptarët?
Pra, çështja nuk është fjala e djeshme. Çështja është kontradikta e përditshme mes asaj që pretendohet dhe asaj që bëhet.
