
Deputeti i Partisë Demokratike,
Belind Këlliçi, ka publikuar një mesazh
që ai e cileson si shqetësues nga
ministri i Jashtëm Ferit Hoxha, duke
ngritur pikëpyetje mbi etikën dhe
standardet e përfagësimit diplomatik.
Në postimin e bërë në rrjetin social
Facebook, Këlliçi shkruan se
mesazhet e shkëmbyera në një grup
komunikimi të brendshëm në
Ministrinë e Jashtme përmbajne gjuhë
fyese ndaj shqiptareve në
Maqedoninë e Veriut, çka, sipas tij,
eshtë e papranueshme për një zyrtar
të nivelit të lartë.
Ai i kërkon ministrit
të mbajë përgjegjësi për ketë
komunikim, duke theksuar se standarde të tilla nuk përputhen me
rolin e një kryediplomati.
Ja postimi plotë:
A do mbajë përgjegjësi Ferit Hoxha për mënyrën si shprehet për shqiptarët?!
Eshtë pikërisht komunikimi në një grup chat-it në Ministrinë e Jashtme, mes titullarit dhe disa funksionarëve të lartë, që tregon çfarë në të vërtetë Ferit Hoxha mendon për bashkëkombasit tanë në Maqedoni të Veriut.
Lehtësia me të cilën ai shprehet në këtë mënyrë fyese, është pak të thuhet arrogancë.
Ky etiketim, kjo gjuhë ordinere i ka habitur aq shumë punonjësit e Ministrisë së Jashtme që janë pjesë e këtij grupi komunikimi në whatsapp, sa kanë nisur ta shpërndajnë.
Ferit Hoxha nuk mund të jetë një kryediplomat i Tiranës nëse mendon në këtë mënyrë për shqiptarët.
Edhe nëse do të ishte në një audiencë të kufizuar, të kontrolluar dhe me besim të plotë në konfidencialitet, një diplomat karriere që i është besuar drejtimi i Ministrisë së Jashtme s’ka se si të përdorë këtë gjuhë. Eshtë e papranueshme.
Ka vetëm një mënyrë që ai të provojë se ka shërbyer në qendrat më të rëndësishme të botës.
Të mbajë përgjegjësi për këtë komunikim, ashtu siç do bënte një diplomat karriere në Bruksel, New-York, NATO, Paris, e kudo në perendim.

