AKTUALE

30 ditë paraburgim për ish-kryetarin e FFM-së, Muamed Sejdini

Gjykata Themelore Penale e Shkupit ka informuar se ka pranuar propozimin e Prokurorisë dhe i ka caktuar masën e paraburgimit ish-kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Muamed Sejdini.

Sejdini u arrestua mëngjesin e sotëm nga policia nën dyshimin për përvetësimin e 660,000 eurove gjatë kohës që ushtronte funksionin e kryetarit në FFM.

Gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë dhe i shqiptoi Sejdinit masën e paraburgimit.
”Gjykata Themelore Penale Shkup njofton opinionin se, duke vepruar sipas propozimit të prokurorisë kompetente, ka marrë vendim me të cilin personit M.S., ish-kryetar i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Masa e paraburgimit është caktuar për shkak të dyshimit të bazuar se personi ka kryer veprën penale ‘Përvetësim në shërbim’.
Njëkohësisht, gjykata vlerësoi se ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezikun e arratisjes, si dhe mundësinë e ndikimit mbi dëshmitarët dhe dëshmitë gjatë procedurës. Gjykata do të vazhdojë të veprojë në përputhje me kompetencat ligjore dhe në interes të udhëheqjes efikase dhe të ligjshme të procedurës”, thuhet në kumtesën e Gjykatës Themelore Penale Shkup.

Banner

Related posts

Haxhiu: Nuk është faji i grave që janë dhunuar seksualisht, paragjykimet ende janë prezentë në shoqëritë tona

Gjyla Halili

LSDM: Rezultati i premtimeve të realizuara për dy vite nga Qeveria e Mickoskit është zero

Gjyla Halili

Neziri: Realizuam shumë projekte me përkrahje nga Qeveria

admin