AKTUALE

30 ditë paraburgim për ish-kryetarin e FFM-së, Muamed Sejdini

Gjykata Themelore Penale e Shkupit ka informuar se ka pranuar propozimin e Prokurorisë dhe i ka caktuar masën e paraburgimit ish-kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Muamed Sejdini.

Sejdini u arrestua mëngjesin e sotëm nga policia nën dyshimin për përvetësimin e 660,000 eurove gjatë kohës që ushtronte funksionin e kryetarit në FFM.

Gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë dhe i shqiptoi Sejdinit masën e paraburgimit.
”Gjykata Themelore Penale Shkup njofton opinionin se, duke vepruar sipas propozimit të prokurorisë kompetente, ka marrë vendim me të cilin personit M.S., ish-kryetar i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Masa e paraburgimit është caktuar për shkak të dyshimit të bazuar se personi ka kryer veprën penale ‘Përvetësim në shërbim’.
Njëkohësisht, gjykata vlerësoi se ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezikun e arratisjes, si dhe mundësinë e ndikimit mbi dëshmitarët dhe dëshmitë gjatë procedurës. Gjykata do të vazhdojë të veprojë në përputhje me kompetencat ligjore dhe në interes të udhëheqjes efikase dhe të ligjshme të procedurës”, thuhet në kumtesën e Gjykatës Themelore Penale Shkup.

Banner

Related posts

Zef Berishaj përkujton 2 Marsin: Kuvendi i Lezhës, simbol i unitetit dhe qëndresës kombëtare

Gjyla Halili

VLEN: Freedom House e dëshmoi se pushteti i korruptuar i BDI-së po e çon vendin në humner

Gjyla Halili

Bujar Osmani: I bëjë thirrje Gashit ta tërheq deklaratën dhe t’u kërkojë falje qytetarëve shqiptarë

Gjyla Halili