AKTUALE

Sot ditë zie në Kosovë, në nderim të jetës dhe veprës së Rexhep Qosjes

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që të premten e 24 prillit 2026 të shpall Ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosjes.

Rexhep Qosja vdiq të enjten, më 23 prill.

“Në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosja, dita e nesërme, e premte, 24 prill 2026, shpallet Ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës. Me këtë vendim, shteti ynë shpreh nderimin dhe mirënjohjen për një personalitet që i dha kulturës shqiptare dije, vepër dhe autoritet”, ka thënë U.D. Presidentja Haxhiu.

Varrimi i të ndjerit është bërë po të enjten, në një ceremoni familjare, pasi ishte amanet i vetë profesor Qosjes.

Ai kishte kërkuar që të varroset pa ritual fetar dhe pa praninë e autoriteteve zyrtare.

Banner

Related posts

Afër 10 000 qytetarë ndjekin live tubimin e BDI-së në Shkup

Gjyla Halili

Bajram Rexhepi nga Xhepçishti: 19 Tetori është dita e dinjitetit dhe e llogaridhënies për Tetovën! lajmi ne koment

Gjyla Halili

27 vjet nga rënia heroike e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit/ Ali Ahmeti: Vitet kalojnë, por lavdia e tyre mbetet e rritet.

Gjyla Halili