AKTUALE

Nazmi Jakurti viziton Institutin e Krimeve të Luftës në Kosovë, premton bashkëpunim me diasporën

Në cilësinë e Kryetarit të Lidhjes Shqiptare në Botë, Nazmi Jakurti ka zhvilluar një vizitë në Institutin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë.

Gjatë kësaj vizite, ai u prit nga Drejtori i Institutit, Prof. Dr. Atdhe Hetemi, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, të cilët e informuan për punën dhe angazhimin e vazhdueshëm të rreth 40 punonjësve të institucionit.

Jakurti vlerësoi lart profesionalizmin dhe përkushtimin e stafit në mbledhjen, dokumentimin dhe ruajtjen e fakteve dhe dëshmive për krimet e kryera nga aparati shtetëror serb ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Gjatë takimit, palët u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit, si dhe për angazhimin e diasporës shqiptare në mbledhjen e dëshmive dhe fakteve që kontribuojnë në ndriçimin e krimeve të gjenocidit serb në Kosovë.

Kjo nismë synon të forcojë përpjekjet institucionale dhe shoqërore për dokumentimin e së vërtetës dhe ruajtjen e kujtesës historike.

Ja postimi plotë:

Në cilësinë e Kryetarit të Lidhjes Shqiptare në Botë, vizitova Institutin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë. Nga Drejtori i Institutit, Prof. Dr. Atdhe Hetemi me bashkpunëtoret u informova për punën e palodhshme që bëjnë 40 të punësuar në këtë Institut. Është inkurajues profesionalizmi dhe angazhimi i pakompromis i tyre në mbledhjen, dokumentimin dhe ruajtjen e fakteve dhe dëshmive për krimet e kryera nga aparati shtetëror serb ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës. U morëm vesh të bashkpunojmë si dhe të ftojmë bashkkombasit tonë në diasporë që të kontribuojnë në mbledhjen e fakteve dhe dëshmive që ndihmojnë në ndriqimin e krimeve të gjenocidit serb në Kosovë.

Banner

Related posts

Grubi shpenzoi mbi 20 mijë euro për shërbime gastronomie

Gjyla Halili

Për tre muaj nga Gjermania janë dëbuar 483 shtetas të Maqedonisë

Gjyla Halili

Anketa e fundit: Izet Mexhiti dyfish para Bilall Kasamit”

Gjyla Halili