
Nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Nikollë Camaj, priti në një takim zyrtar delegacionin e Komitetit për Bashkimin Evropian të Këshillit Federal të Republikës së Austrisë.
Gjatë takimit u diskutua për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve dhe thellimin e marrëdhënieve miqësore mes Malit të Zi dhe Austrisë.
Camaj theksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme dhe të fuqishme të Austrisë për procesin e integrimit evropian të Malit të Zi, duke e vlerësuar këtë si një shtysë të rëndësishme për përparimin e vendit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Ai shprehu mirënjohje për vizitën dhe theksoi gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët.
Ja postimi plotë:
🇦🇱
Sot pata nderin dhe kënaqësi të prisja delegacionin e Komitetit për BE të Këshillit Federal të Republikës së Austrisë, me bindjen se kjo vizitë do të forcojë më tej bashkëpunimin dhe marrëdhëniet miqësore.
U theksua veçanërisht mbështetja e fortë dhe e vazhdueshme e Austrisë për rrugën evropiane të Malit të Zi dhe anëtarësimin e tij në Bashkimin Evropian.
Vështirë të isha shtëpiak si ata për mua, para tri javësh, por u ndjeva i privilegjuar t’i prisja.




