AKTUALE

REISUL ULEMA MERR PJESË NË PROMOVIMIN E DY BOTIMEVE TË REJA PËR MYDERRIZIN E SHQUAR H. SHERIF EF. AHMETI

Banner

Sot, më 23.04.2026 (e enjte), Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i shoqëruar nga Myftiu i Tetovës Dr. Hfz. Selver ef. Xhemaili, Myftiu i Gostivarit H. Sabahudin ef. Zendeli, si dhe Drejtori i Medresesë “Isa Beu” Dr. Islam Islami dhe drejtorë të sektorëve të Rijasetit, me ftesë të Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava, morrën pjesë në promovimin e dy botimeve të reja kushtuar myderrizit të shquar h. Sherif ef. Ahmeti, me autor Dr. Sadik Mehmeti.

Promovimi u mbajt në ambientet e Fakultetit të Studimeve Islame, duke mbledhur studiues, teologë dhe dashamirë të dijes islame, në një atmosferë akademike dhe përkujtimore.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Reisul Ulema theksoi rëndësinë e veprës dhe kontributit të Mulla Sherif Ahmetit në fushën e dijes islame, edukimit dhe formimit të brezave të rinj. Ai veçoi dimensionin e tij si alim dhe edukator i përkushtuar, duke nënvizuar se trashëgimia e tij shkencore dhe pedagogjike mbetet një burim i çmuar për studimet islame bashkëkohore.

Duke rikujtuar përvojën personale si nxënës i tij, Reisul Ulema e vlerësoi lart figurën e tij si model i dijes së thellë, etikës islame dhe përkushtimit ndaj misionit të arsimit fetar. Ai shtoi se botime të tilla kontribuojnë në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë sonë islame, duke forcuar lidhjen ndërmjet traditës dhe kërkimeve akademike moderne.

Ky promovim shënon një hap të rëndësishëm në afirmimin e figurave të ndritura të dijes islame dhe në pasurimin e literaturës sonë teologjike e historike.

Banner

Related posts

Nxënësit me aftësi të posaçme presin asistentët

Gjyla Halili

Bajram Rexhepi merr pjesë në “Ditën e fasules së Tetovës dhe patates së Sharrit” në fshatin Vicë

Gjyla Halili

Qeveria e re, ndryshime në politikat ekonomike

Gjyla Halili