AKTUALE

LSDM: Nuk ka kushte për heqjen e qeverisë teknike

Banner

LSDM: Nuk ka kushte për heqjen e qeverisë teknike
LSDM: Nuk ka kushte për heqjen e qeverisë teknike
Publikuar 09:41 23 Prill, 2026
Nga LSDM thonë se nuk janë krijuar kushtet për shfuqizimin e qeverisë teknike dhe se ajo duhet të vazhdojë të mbetet në fuqi.

Sipas tyre, kjo qeveri është e nevojshme për të siguruar kontroll mbi procesin zgjedhor. Ata pretendojnë se sistemi gjyqësor dhe institucionet janë të politizuara dhe nën ndikim të pushtetit.

Nga LSDM akuzojnë kryeministrin Hristijan Mickoski për ndërhyrje në institucionet dhe presion ndaj opozitës. Po ashtu, thonë se Ministria e Brendshme po përdoret në mënyrë partiake, duke krahasuar situatën me kohën e Nikola Gruevski.

Ata kritikojnë edhe mungesën e ligjit për “Safe City” dhe pretendojnë se një pjesë e mediave po përdoret për fushata kundër opozitës.

Nga LSDM theksojnë se nuk ka ndryshime nga e kaluara dhe se çdo vendim për shfuqizimin e qeverisë teknike duhet të merret me marrëveshje të përbashkët.

Banner

Related posts

REISUL ULEMA H. HFZ. SHAQIR EF. FETAI VIZITON BASHKËSINË ISLAME TË AUSTRISË

Gjyla Halili

BDI: Adnan Azizi dhe VLEN mbrojnë dhunuesit e shqiptarëve duke shpif akuza ndaj shqiptarëve

Gjyla Halili

Gashi: Maqedonia e Veriut, Shqipëria e Kosova duhet të jenë një treg i përbashkët

Gjyla Halili