
Klubi i kikboksit dhe MMA “WOLF” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në paraqitjen e tij të parë në turneun kombëtar të MMA, i cili u mbajt sot në Tiranë.
Ky moment konsiderohet historik, pasi është hera e parë që një klub nga Maqedonia e Veriut merr pjesë në një aktivitet të tillë në Shqipëri.
WOLF u përfaqësua me gjithsej 9 garues, duke arritur rezultate mbresëlënëse. Nga këta, 8 sportistë fituan medalje të arta dhe u shpallën kampionë në kategoritë e tyre, ndërsa një ndeshje përfundoi me rezultat të barabartë.
Kampionët e këtij turneu janë: Muhamed Imeri, Ylli Nuhiu, Omer Hasani, Arijan Bajrami, Ron Ajeti, Ardijan Baftjari, Raonar Hamzi dhe Siar Zylbeari.Ndërkohë, garuesi Adyan Ajeti e mbylli ndeshjen e tij me barazim.
Ky rezultat i jashtëzakonshëm shënon një fillim premtues për klubin WOLF në arenën ndërkombëtare dhe dëshmon për përkushtimin dhe përgatitjen e lartë të sportistëve të tij.
Ja postimi plotë:
Sukses i madh për Klubin WOLF në MMA 🥇
Sot, për herë të parë, klubi i kikboksit dhe MMA WOLF mori pjesë në turneun kombëtar të MMA që u mbajt në Tiranë. Ky është një moment historik, pasi për herë të parë një klub nga Maqedonia e Veriut merr pjesë në një aktivitet të tillë në Shqipëri.
Klubi ynë u paraqit me 9 nxënës, ku arritëm një sukses të jashtëzakonshëm:
👉 8 prej tyre fituan medalje të arta dhe u shpallën kampionë në kategoritë e tyre
👉 1 ndeshje përfundoi me barazim
🏆 Kampionët tanë janë:
• Muhamed Imeri
• Ylli Nuhiu
• Omer Hasani
• Arijan Bajrami
• Ron Ajeti
• Ardijan Baftjari
• Raonar Hamzi
• Siar Zylbeari
🤝 Ndeshje me barazim:
• Adyan Ajeti
Ky është vetëm fillimi i një rruge të madhe suksesi për klubin tonë. Jemi krenarë për çdo garues dhe përfaqësim dinjitoz!
WOLF – forca, kampionët e së ardhmes!


