AKTUALE

Luan Veliu: “Prilli i plagosur” lëshoi rrënjë dhe lindi e rriti lisa!

36 vjet, nga vrasja e Naser Veliu.
Fillojnë ditët e përkujtimit të kryefamiljarit tonë dhe Dëshmorit të Atdheut, Naser Veliu.

Trashëgimtari i emrit, Naseri i ri, përkatësisht biri i Lavdrim Veliut, përveç emrit, ka trashëguar edhe veprën e gjyshit.

Si 13-vjeçar ngriti flamurin gjigant në kullë, ndërsa si 18-vjeçar hyri në rreshtin e burrave, të luftës dhe Kullës.

Sot, trashëgimtari Naser Lavdrim Veliu ndodhet në qytetin e letrave të shqiptarëve, në Londer, në përfundim të studimeve të magjistraturës në drejtimin profesional.

Krenarë me Naserin dëshmor dhe, të madhëruar me Naserin e ri, trashëgimtar të emrit dhe veprës!”

Axha dhe vëllau, Luan Veliu

Sërmnovë, 18.04.2026

Banner

Related posts

VLEN: BDI e përdori Marrëveshjen e Ohrit si bankomat personal

Gjyla Halili

Për një muaj janë djegur mbi 400 hektarë pyje në Parkun ndërkombëtar Mali Sharr

Gjyla Halili

Ramiz Lladrovci: Vota për Nik Gjeloshajn, është votë për Malësinë, për krenarinë tonë

admin