AKTUALE

Bdi: VLEN sot nuk përfaqëson shqiptarët

KUMTESË PËR MEDIA

VLEN sot nuk përfaqëson shqiptarët. VLEN sot përfaqëson arsyetimet e atyre që duan ta nënshtrojnë gjuhën shqipe.

Pasi studentët e drejtësisë i demaskuan me protestë, pasi opinioni publik e pa pafuqinë e tyre në qeveri, tani kanë dalë me një mashtrim të ri: po mundohen ta hedhin fajin te e kaluara, vetëm që të fshehin dorëzimin e tyre në të tashmen.

Le ta sqarojmë prerë:

Në atë ligj nuk ekziston fare dispozitë për gjuhën.
As ndalim për shqipen.
As rregullim për maqedonishten.
Asnjë klauzolë gjuhësore.

Pra, po gënjejnë me vetëdije.

Për më tepër, Ligji për Përdorimin e Gjuhëve e ka rregulluar qartë këtë çështje. Neni 23, alineja 5, përcakton se nëse ligjet tjera nuk harmonizohen brenda afatit ligjor, mbizotërojnë dispozitat e këtij ligji.

Kjo do të thotë se baza juridike ekziston, e drejta ekziston, obligimi ekziston.

Ajo që nuk ekziston është dinjiteti politik i VLEN-it.

Në vend që të kërkojnë zbatim të ligjit, ata kërkojnë justifikime.
Në vend që të mbrojnë studentët shqiptarë, ata mbrojnë Ministrinë që ua mohon të drejtën.
Në vend që të përballen me padrejtësinë, ata sulmojnë ata që e ngritën zërin.

Kjo është fytyra reale e tyre: dekor shqiptar në qeveri, funksion kundër interesit shqiptar.

Sot nuk po testohen studentët në provim jurisprudence. Sot po testohet VLEN-i. Dhe ranë.

Ranë në provimin e dinjitetit.
Ranë në provimin e përfaqësimit.
Ranë në provimin e gjuhës shqipe.

Ata që sot heshtin kur preket gjuha shqipe, nesër do të heshtin për çdo të drejtë tjetër.

Banner

Related posts

Izet Mexhiti: Incidentet pasojë e politikës së Ali Ahmetit përçaj e sundo!

Gjyla Halili

Luan Veliu: Ali Ahmeti qëndron nën hijen e Flamurit, në ball të popullit, dhe jo të pushtetit!

Gjyla Halili

Pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2025, Maqedonia në vendin e 40-të

Gjyla Halili