AKTUALE

Autopsia/ Tek Ivana nuk ka drogë dhe alkool, tek Stojançe gjenden kokainë dhe diazepam

Profesori Zlatko Jaçevski, i cili ka kryer autopsinë mbi Ivana Stojanoska, në seancën gjyqësore bëri dallim mes lëndimeve të shkaktuara nga rënia dhe atyre të marra më herët. Sipas tij, një pjesë e lëndimeve në fytyrë ishin të vjetra rreth një javë, ndërsa mavijosjet në qafë kanë ndodhur pak para vdekjes.

Ai deklaroi se tek Ivana nuk është konstatuar prani e alkoolit, drogës apo sedativëve. Ndërkohë, tek i akuzuari Stojançe Jovanovski janë gjetur kokainë dhe diazepam në përqendrime të larta.

Nga ana tjetër, mjekja Ana Ivçeva theksoi se lëndimet në mjekër janë shkaktuar nga shtrëngimi me gishta.

I akuzuari në dëshminë e tij ka mohuar ushtrimin e dhunës dhe nuk ka përmendur pretendimet për rrahje.

Seanca gjyqësore do të vazhdojë me fjalët përfundimtare, të caktuara për 28 prill.

Banner

Related posts

BDI i reagon ministrit Tashkovskit!

Gjyla Halili

Bdi dega Tetovë: Skandal finansiar në NPK Tetova- 550.000 € humbje për 15 muaj

Gjyla Halili

Për 5 vite shteti ka harxhuar mbi 6 milionë euro për veturat me qira

admin