AKTUALE

Arbër Ademi reagon ndaj deklaratave të Adnan Azizit për përdorimin e gjuhës shqipe: Zot, fali se nuk dinë

Banner

Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi, ka reaguar ndaj një postimi të deputetit të VLEN-it, Adnan Azizi, lidhur me zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve në institucionet shtetërore.

Azizi kishte deklaruar se “Kuvendi 100% e respekton shqipen dhe 100% të akteve të miratuara gjatë vitit të kaluar janë në pajtim me ligjin për përdorimin e gjuhëve”. Në përgjigje, Ademi ka vënë në dukje mospërputhje të tjera në institucionet shtetërore.

“Kështu e nis reagimin e tij: ‘Sa bukur i paskan nënvizuar me “0 publikime” Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Kryetarin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Që të dy këta organe janë organe përbërëse të pushtetit shtetëror sipas Kushtetutës’,” thuhet në reagimin e tij.

Sipas Ademit, në materialin e publikuar nga Azizi, Qeveria dhe Presidenca rezultojnë me zero publikime në gjuhën shqipe, ndërkohë që numërohen mbi 150 publikime në gjuhën maqedonase.
Ai rikujton se, sipas nenit 1 paragrafi (2) dhe (3) të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, gjuha shqipe është gjuhë zyrtare në këto institucione.

Po ashtu, neni 5 paragrafi (7) parasheh që të gjitha aktet e Qeverisë duhet të publikohen në të dyja gjuhët, ndërsa neni 17 kërkon që të gjitha ligjet dhe aktet e botuara në Gazetën Zyrtare të jenë në maqedonisht dhe shqip.

Në fund të reagimit, Ademi thekson se moszbatimi i këtyre dispozitave përbën ose moskuptim të të drejtave të garantuara me Marrëveshjen e Ohrit, ose mungesë vullneti për t’i respektuar ato, duke çuar në interpretime të papranueshme të Kushtetutës dhe ligjeve.

Reagimi i plotë i Arbër Ademit:

Sa bukur i paskan nënvizuar me “0 publikime” Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Kryetarin Republikës së Maqedonisë së Veriut. Që të dy këta organe janë organe përbërëse të pushtetit shtetëror sipas Kushtetutës.

Megjithatë, në foton që e publikoi Azizi, Qeveria dhe presidenca kishin zero publike në shqip, ndërkohë që më shumë se 150 në maqedonisht!

Në të dy këta organe sipas nenit 1 paragrafi (2) dhe (3) të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, gjuhë zyrtare është edhe gjuha shqipe.

Neni 5 paragrafi (7) nga ky ligj parasheh se të gjitha aktet e miratuara nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë lëshohen dhe publikohen në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën shqipe.

Neni 17 nga ky ligj parasheh se që të gjitha ligjet, aktet nënligjore, vendimet dhe shpalljet e institucioneve që përbëjnë pushtetin shtetëror, që botohen në Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë, botohen në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën shqipe.

Ose nuk i kuptoni të drejtat që janë fituar me Marrëveshjen e Ohrit të përkthyera në Kushtetutë dhe Ligjin për përdorim të gjuhëve – ose nuk i doni të njejtat, dhe rrjedhimisht bëni interpretime të paprecedenta të Kushtetutës dhe ligjeve.

Banner

Related posts

“Kasami hesht ndaj Mickoskit – Furkan Saliu: Po i kërkon falje në kurriz të shqiptarëve”

Gjyla Halili

Borxhi publik këtë vit 10.2 miliardë euro

Gjyla Halili

VLEN: BDI i bëri “rrush e kumbulla” paratë e popullit, investoi 46 milionë euro në kazinotë

Gjyla Halili