AKTUALE

Përvjetori i rënies heroike të Shkëlzen Haradinajt

Sot shënohet 27-vjetori i rënies së luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjeneralit Shkëlzen Haradinaj, i cili ishte komandant për Operacione Luftarake në Zonën Operative të Dukagjinit.

Në të njëjtën betejë në Maznik ranë edhe tre eprorë të lartë të Brigadës 131 “Jusuf Gërvalla”: Hasim Halilaj, Fatmir Nimanaj dhe Luan Nimanaj.

Me këtë rast, Komuna e Deçanit, në bashkëpunim me OVL-UÇK, ka organizuar një sërë aktivitetesh përkujtimore në nder të jetës dhe veprës së tyre, si dhe të dëshmorëve të tjerë, Agim Selmanaj dhe Enver Haradinaj.

Aktivitetet përfshijnë homazhe në Kompleksin Memorial në Gllogjan duke filluar nga ora 11:00, pasuar nga një ecje simbolike në “Shtegun e Lirisë” nga Gllogjani deri në vendin e rënies në Maznik

Në orën 13:30 do të mbahen homazhe edhe pranë lapidarit të dëshmorëve në Maznik, në Deçan.

Banner

Related posts

Ali Ahmeti bën homazhe në Koshare: “Lavdia u përket mbrojtësve të atdheut”

Gjyla Halili

Ikona e Tetovës Big Mama në kafe të përbashkët me forumin e gruas të Frontit Europian

Gjyla Halili

Ali Ahmeti kujton 27 vjetorin e rënies së Beqir Limanit

Gjyla Halili