AKTUALE

Kërkesa e studentëve në Maqedoni, Abazoviç: Të drejtat që janë arritur vetëm mund të avancohen

Banner

Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç në një deklaratë për TV21 në Samitin e IV të Diasporës në Tiranë, komentoi kërkesën e studentëve shqiptarë në Maqedoni, që provimi i jurisprudencës të mbahet në gjuhën shqipe.

Abazovic tha se është ithtarë i idesë që të drejtat e arritura në asnjë mënyrë nuk duhen të degradohen dhe se të njëjtat mund vetëm të avancohen.

“Unë jam përkrahës i njerëzve të cilët nuk duan të lejojnë që të drejtat që janë arritur, të anashkalohen apo të hidhen nën këmbë…dhe normalisht që të gjithë që jemi këtu, së bashku duhet ta kemi këtë mesazh. Ajo që është arritje e të drejtave, njëjtë ka të bëjë edhe me Malin e Zi, me Shqipërinë, munden vetëm të avancohen, dmth munden vetëm të shkojnë në përmirësim, assesi nuk duhet të lejohet të shkohet në degradim, dhe çdo kush që e çon zërin për këtë punë, e ka përkrahjen time maksimale”, tha Abazoviç për TV21.

Banner

Related posts

“Tahir Sinani kthehet në Prizren — Nesër zbulohet shtatorja e heroit të tri luftërave!”

Gjyla Halili

Agron Dedivanaj: Ne dëshmuam se trieshjanët flasin me vepra, jo vetëm me fjalë

Gjyla Halili

Qeveria tërheq propozim ligjin për arsim të mesëm, ku kërkohej intonimi i himnit

Gjyla Halili