AKTUALE

Rama i jep pasaportën shqiptare ish-kryebashkiakut të Nju Jorkut

Kryeministri Edi Rama i dorëzoi ish-kryebashkiakut të Nju Jorkut, Erik Adams, pasaportën dhe kartën e identitetit të Republikës së Shqipërisë gjatë Samitit IV të Diasporës.

Në ceremoninë e zhvilluar, Rama nuk la pa humor momentin, duke i thënë Adams se së shpejti do të mësojë edhe gjuhën shqipe.

“Jemi të vetmit që mund të themi: e kisha këtë punë! Tani është dorëzuar, kush ka guxim ta marrë këtë mundësi,” tha Rama.

Ai shtoi se përveç dokumenteve, Adams po merr një përvojë të veçantë në Shqipëri: “E di që je familjar me këtë, por ajo që ndodh këtu është ndryshe: këtu çdo gjë hapet dhe rritet. Kjo është ID-ja jote, kjo është pasaporta jote shqiptare. Shpejt do të mësojmë edhe shqip. I dashur Erik, mirë se erdhe në Shqipëri.”

Banner

Related posts

Ali Ahmeti shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Akademikut Rexhep Qosja

Gjyla Halili

BDI: Raporti i PE-së konfirmon se me VLEN-in në qeveri është rritur ndikimi i “botës serbe” në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili

4 VITE ZEMËR , SHPIRT DHE MENDJE PËR NDËRTIMIN E INFRASTRUKTURËS NË MALËSI

admin