AKTUALE

Këshilli Koordinues i Diasporës: Takim me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, në prag të Samitit të IV-të të Diasporës/ Video

Banner

Këshilli Koordinues i Diasporës zhvilloi sot një takim të rëndësishëm me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, në kuadër të përgatitjeve për Samitin e IV-të të Diasporës.Gjatë takimit u diskutua mbi forcimin e bashkëpunimit institucional dhe thellimin e angazhimit të përbashkët për vizionin “Shqipëria 2030”, me fokus në rritjen e rolit të diasporës në proceset zhvillimore të vendit.Përfaqësuesit e Këshillit theksuan rëndësinë e dialogut të hapur dhe konstruktiv me institucionet shtetërore, i cili konsiderohet si bazë për një fazë të re organizimi dhe koordinimi të aktiviteteve të diasporës, me objektiva të qarta dhe një agjendë konkrete.Në qendër të diskutimeve mbeti fuqizimi i diasporës si partner i rëndësishëm në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të Shqipërisë, promovimi i gjuhës dhe kulturës shqiptare, si dhe zgjerimi i bashkëpunimit me biznesin dhe institucionet vendase dhe ndërkombëtare.Këshilli Koordinues i Diasporës vlerësoi këtë takim si një hap pozitiv drejt konsolidimit të mëtejshëm të rolit të diasporës në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.Ja postimi plotë:Sot zhvilluam një takim të rëndësishëm me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, në prag të Samitit të IV-t të Diasporës. Në këtë takim u theksua një frymë e re bashkëpunimi dhe angazhimi të përbashkët për të ardhmen e Shqipërisë 2030.Si Këshill Koordinues i Diasporës, vlerësojmë dialogun e hapur dhe konstruktiv, i cili vendos bazat për një fazë të re organizimi dhe koordinimi më të mirë të aktiviteteve tona, me objektiva të qarta dhe një agjendë konkrete.Në fokus mbetet fuqizimi i diasporës si partner i pazëvendësueshëm në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror, promovimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare, si dhe ndërtimin e urave të qëndrueshme të bashkëpunimit me biznesin dhe institucionet.

Banner

Related posts

Gjenerali Wesley Clark shpallet Qytetar Nderi nga Komuna e Çairit

Gjyla Halili

Fërçkovski për akuzat për keqpërdorime financiare: Shpërndahen gënjeshtra, e turpshme vërejtja e MPJ-së

Gjyla Halili

Rexhepi: Tetova ka nevojë për një fillim të ri pas katër viteve keqmenaxhim

Gjyla Halili