AKTUALE

Hoxha takim me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fazë e re bashkëpunimi me diasporën si partner për Shqipërinë 2030.

Banner

Postim i Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, në X:

🇦🇱🦅 Një mëngjes ndryshe, në prag të #Samitit të IV-t të #Diasporës, me një bashkëbisedim të hapur, të gjallë dhe energjik me anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës.

Në këtë takim të parë, njohës por edhe përmbajtësor, shpreha vlerësimin dhe mirënjohjen time për angazhimin e secilit në këtë marrëdhënie të veçantë, të ndërtuar mbi një vizion të përbashkët.

Së bashku ramë dakord për të çelur një fazë të re në riorganizimin e këtij mekanizmi jetik, me objektiva të qartë për një bashkërendim më të mirë të aktiviteteve dhe një agjendë vjetore konkrete në funksion të prioriteteve madhore.

Në fokus: #Shqipëria2030 🇦🇱 dhe fuqizimi i diasporës si partner i pazëvendësueshëm, në mësimin dhe promovimin e gjuhës shqipe, përfshirjen në zhvillimin ekonomik e shoqëror, partneritetin me biznesin dhe promovimin e vlerave tona kulturore në botë.

Me përfaqësues të spikatur dhe profesionistë dinjitozë nga e gjithë bota, kemi një mundësi reale për të forcuar lidhjet me rrënjët dhe për ta kthyer potencialin e diasporës në vlerë konkrete për #Shqipërinë.

Së bashku, për më shumë koordinim, më shumë veprim dhe #rezultate të prekshme. 🌍🤝

“Përmes Rënjëve Lartësohemi, Të Bashkuar, Forcohemi”

Link: https://x.com/hoxhafer/status/2043638348422533406?s=46

Banner

Related posts

Parashikimi i motit për sot

Gjyla Halili

Agjenti serb: 27 prill 2017 – tentativë grushteti nga shërbimet ruse?!

Gjyla Halili

Zëvendësministrja Kaltrina Zekolli Shaqiri në Konferencën Ministrore Globale për Sigurinë Rrugore në Marok

Gjyla Halili