
Shoqata “Malësia e Madhe” Michigan ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të Eliot Engel, mikut të madh të shqiptarëve dhe përkrahësit të çështjes së Kosovës.
Në reagimin e saj, Shoqata vlerëson kontributin e jashtëzakonshëm të Engel në mbështetje të shqiptarëve dhe në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet popullit shqiptar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Gjatë veprimtarisë së tij në Kongresin amerikan, Eliot Engel u dallua si një nga zërat më të fuqishëm në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve në Kosovë, duke mbështetur proceset që çuan drejt lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit të saj.
Shoqata “Malësia e Madhe” Michigan thekson se kontributi i tij do të mbetet i paharruar dhe i vlerësuar nga komuniteti shqiptar kudo në botë.
Në këtë moment pikëllimi, Shoqata shpreh ngushëllimet e saj për familjen Engel, miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij.
Eliot Engel do të kujtohet si një mik i sinqertë i shqiptarëve dhe një mbështetës i palëkundur i Kosovës.
Ja postimi i plotë:
Ndërroj jetë miku i madhë i Shqiptarvet Eliot Engle.
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të mikut të madh dhe të shtrenjtë të shqiptarëve, Eliot Engel.
Largimi i tij përbën një humbje të madhe për mbarë kombin shqiptar, e në veçanti për Kosovën, për të cilën ai dha një kontribut të jashtëzakonshëm dhe të paharruar. Eliot Engel ishte një ndër zërat më të fuqishëm në mbrojtje të çështjes së Kosovës, duke qëndruar vazhdimisht në krah të popullit të saj në momentet më të vështira të historisë.
Ai luajti një rol të rëndësishëm në ndërgjegjësimin e opinionit ndërkombëtar për të drejtat e shqiptarëve në Kosovë, duke mbështetur lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e saj. Përmes angazhimit të tij të palodhur në institucionet amerikane, ai kontribuoi në forcimin e miqësisë ndërmjet popullit shqiptar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Eliot Engel do të kujtohet përherë si një mik i sinqertë i shqiptarëve, një mbrojtës i drejtësisë dhe një përkrahës i vendosur i paqes dhe demokracisë. Kontributi i tij për Kosovën dhe për gjithë çështjen shqiptare do të mbetet i skalitur në historinë tonë kombëtare.
Në këto momente, Shoqata “Malësia e Madhe” shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Engel, miqtë dhe dashamirt e tij.
Ndajmë dhimbjen me ta dhe i jemi përjetësisht mirënjohës për gjithçka ai bëri për popullin tonë.
I paharruar dhe i përjetshëm qoftë kujtimi i tij!
Me respekt dhe mirënjohje,
Shoqata “Malësia e Madhe” Michigan
