
Përderisa kryekomiti dhe premieri Micko kaneë dhënë shenja të qarta se nuk do t’i respektoj edhe ato ligje gjysmake që e emërtojnë gjuhën shqipe si 20%, karabush e e VREDI-t nuk guxojnë t’i thonë jo despotit pasi kanë pranuar rolin e vasalit në bordellon qeveritare si sejmenët e despotit.
Kësisoj, kryekomiti Micko e ka përsëritur disa herë se gjuha e 20% nuk mund të përdoret në organet e drejtësisë dhe ne noteri në ushtri dhe ne polici, në diplomaci dhe në qeveri!
Ahere, çfarë kërkon VREDI ne atë qeveri që përdhos identitetin tonë kombëtar, por solidarizohet me despotin Micko pse Bullgaria nuk e njeh gjuhën maqedone?
Çfarë paradoksi? Çfarë hipokrizie vrediste?
Në njërën anë po solidarizohet me despotin e saj pse bullgarët nuk e njohin gjuhën maqedone dhe në anën tjetër po ky despot mban peng në kushtetutë gjuhën shqipe duke i refuzuar ndryshimet kushtetuese si pretekst për mohimin e gjuhës se tij nga bullgarët, por ne kete reat po hakmerret ndaj shqiptarëve për ta ruajtur 20% e turpit në kushtetutë, si “peshqesh” kjo nga partiçkat tona që nga MO .
E vetmja mundësi për ta hequr njollën e turpit te 20% janë tërheqja e shqiptarëve nga qeveria e koalicionit dhe nga parlamenti, duke protestuar gjithandej ne rrugë e ne sheshe për ta sensibilizuar opinionin ndërkombetar se Severnistani po shkel dhe ligjet që ka miratuar vetë dhe se i vetmi mjet që i ka ngelur është padegjueshmeria qytetare para despoteve të Shkupit.
Sigurisht, që kjo rrugë nuk i pëlqen partickave tona politike si në pushtet ashtu edhe në opozitë, pasi do të humbasin privilegjet e atij pusht-shteti që ata i janë vetëdorezuar për një grusht para dhe për çik pushtet.
Me apo pa VREDI-n ne qeverinë e koalicionit shqiptarët po ngelen si nomadë të shkretëtirës si popull pa gjuhë dhe pa identitet, pasi gjuha e identifikon një popull dhe ne nuk arritëm ta kemi për shkak të tradhtisë brenda nesh.
Përderisa shqiptarët nuk do të kenë një forcë politike që nuk do t’i shesë interesat kombëtare për një grusht para, siç bënë partiçkat tona deri më sot, 20% i turpit dhe i përdhosjes së identitetit tonë kombëtar do të ngelet në kushtetutë si gur varri për shqiptarët!
Medai Shaholli
