AKTUALE

Bajram Rexhepi: Ligji për përfaqësim të drejtë është goditje ndaj barazisë dhe Marrëveshjes së Ohrit

Banner

Kryetari i degës së BDI-së në Tetovë, Bajram Rexhepi, ka reaguar ashpër ndaj ligjit për përfaqësim të drejtë në administratë, të miratuar nga Qeveria, duke e cilësuar atë si një hap të rrezikshëm prapa.

Sipas tij, ky ligj nuk garanton përfaqësim të drejtë dhe bie në kundërshtim me frymën e Marëveshjes së Ohrit.

“Ky nuk është ligj për përfaqësim të drejtë, por një përpjekje për ta relativizuar atë. Mekanizmat që garantonin balancën etnike po dobësohen dhe zëvendësohen me vlerësime formale pa efekt praktik,” theksoi Rexhepi.

Ai shtoi se transformimi i përfaqësimit nga një obligim i qartë institucional në një vlerësim vjetor nga komisione është i papranueshëm dhe rrezikon të krijojë pabarazi të reja.

“Ky është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj Marrëveshjes së Ohrit dhe një provokim që mund të ketë pasoja për stabilitetin ndëretnik,” deklaroi ai.

Rexhepi bëri thirrje për rishqyrtim urgjent të ligjit dhe për përfshirje më të gjerë të faktorëve politikë dhe ekspertëve në procesin e hartimit, në mënyrë që të sigurohet respektimi i parimeve të barazisë dhe përfaqësimit të drejtë në Maqedoninë e Veriut.

Ja postimi i plotë:

Ligji për përfaqësim të drejtë në administratë që qeveria sot ka miratuar është skandaloz, i turpshëm dhe në kundërshtim të plotë me marrëveshjen e Ohrit. Nga një obligim siç e definonte balansuesi përfaqësimin e drejtë, e ulin në një vlerësim që një komision duhet të bëjë në nivel vjetor.
KY ËSHTË NJË SULM I RRËNDË QË I BËHET MARREVESHJES SË OHRIT DHE THEMELEVE TË SAJ.
KY ËSHTË NJË PROVOKIM I LLOJIT TE VET.

KU NA ÇON KJO QEVERI ??

Banner

Related posts

VMRO-DPMNE kundërshton Mexhitin: Në ASHAM ka shkencëtarë nga bashkësitë e ndryshme etnike

Gjyla Halili

Tetova u prezantua në Simpoziumin Ndërkombëtar në Tekirdag

Gjyla Halili

Regjim i posaçëm i qarkullimit në Shkup

Gjyla Halili