
Sekretari gjeneral i Bdi-së, Arbër Ademi ka reaguar ashpër ndaj propozim-ligjit të ri për përfaqësim, i cili po qarkullon në media dhe lidhet me qëndrimet e profesoreshës Tanja Karakamisheva.
Sipas Ademit, drafti nuk garanton përfaqësim të drejtë dhe rrezikon të kthejë gjendjen para vitit 2001.
Ai thekson se propozimi:
nuk parasheh kuota etnike për përfaqësim në administratë;
nuk obligon institucionet të evidentojnë përkatësinë etnike gjatë punësimit apo avancimit;
nuk përmban mekanizma sanksionues për moszbatim.
Ademi vlerëson se në mungesë të këtyre elementeve, ligji nuk siguron barazi reale, por mund të prodhojë diskriminim institucional.
Ai gjithashtu përmendi se një profesor shqiptar, pjesë e grupit punues për hartimin e ligjit, është tërhequr nga procesi, duke refuzuar të jetë pjesë e, siç e cilësoi, një procesi të njëanshëm.
Reagimi i tij vjen në një kohë kur debati për përfaqësimin e drejtë të komuniteteve në institucionet shtetërore mbetet një nga çështjet kyçe politike në vend.
Ja postimi plotë:
Nuk është ligj për përfaqësim, por është ligj për diskriminim.
Propozim-ligji i Karakamishevës që po qarkullon në media:
• nuk parasheh kuota etnike, që dmth ne prap do të vazhdojmë si para vitit 2001 kur shqiptarët ishin vetem 0,2 % në administratë;
• nuk parasheh obligim për institucionet që ti identifikojë në bazë etnisë qytetarët me rastin e punësimit apo avancimit;
• nuk parasheh dispozita sanksionuese.
Njëri prej profesorëve shqiptar që ishte në grupin punues hoqi dorë nga ligji. Nuk deshti të bëhët pjesë e një cirku të dirigjuar nga Karakamisheva me të cilin kthehemi para vitit 2001. Ka njerëz me kurriz që nuk e hanë turpin me bukë.
Marre!!!

