AKTUALE

Myftiu i Tetovës Dr. Selver Xhemaili takon përfaqësuesit e TİKA-s në Shkup

Myftiu i Tetovës, Selver ef. Xhemaili, realizoi një vizitë zyrtare në Zyrën e Koordinimit të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA) në Shkup, ku u prit nga koordinatorja Şeyma Babayiğit.
Gjatë takimit, palët diskutuan mbi bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet Myftinisë së Tetovës dhe TİKA-s, duke shprehur gatishmëri të ndërsjellë për thellimin dhe zgjerimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen.
Në këtë vizitë morën pjesë edhe Muhamed Berzati dhe Mahmud Emini, të cilët shoqëruan Myftiun.
Myftinia e Tetovës shprehu mirënjohje për mikpritjen e ngrohtë nga ana e përfaqësuesve të TİKA-s në Shkup, duke theksuar se bashkëpunimi i deritanishëm ka dhënë rezultate të dobishme dhe pritet të vazhdojë në të njëjtin drejtim.

Banner

Related posts

Kush mund të përfitoj subvencion për rrymën në Maqedoni, shpallen kushtet

admin

Bajrami dhe Lika do të drejtojnë shtabin politik në KV. Teqe në Tetovë

Gjyla Halili

Sot pritet zgjedhja prokurorit të ri të PTHP-së së Shkupit

Gjyla Halili