AKTUALE

Delegacion qeveritar në Uashington pa ministra nga VLEN!

Banner

Në sesionin e dytë të dialogut strategjik mes Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së, që po mbahet sot në Uashington, kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi një ditë të frytshme me projekte dhe investime të reja. Por, ajo që bie në sy është fakti se në delegacionin qeveritar nuk ka asnjë ministër nga VLEN, duke e lënë jashtë përfaqësimin shqiptar në një ngjarje të nivelit më të lartë ndërkombëtar.

Delegacioni kryesohet nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, ndërsa pjesë e tij janë ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski, ai i Mbrojtjes Vllado Misajllovski, ministri i Transformimit Digjital Stefan Andonovski dhe ministrja e Energjetikës Sanja Bozhinovska. Asnjë emër nga VLEN nuk figuron në këtë listë, duke ngritur pikëpyetje mbi barazinë e përfaqësimit në qeveri. Mickoski tha se pritet të promovohet një investim në një strukturë të rëndësishme prodhimi për mineralin e rrallë antimon në Kriva Pallankë, i cili do të eksportohet në SHBA, ndërsa shkritorja do të ndërtohet në Oklahoma. Ai shtoi se projekti për hidrocentralet Çebren dhe Galishtë do t’u prezantohet investitorëve amerikanë, duke e cilësuar si një nga synimet e tij personale. Kryeministri foli edhe për takimet me kompani të mëdha të qendrave të të dhënave, duke paralajmëruar investime serioze në këtë sektor. “Kur të jem i sigurt 100 për qind, do të ndaj më shumë detaje. Por, nëse ndodh, do të kemi një vlerë të madhe të shtuar për ekonominë vendore”, tha Mickoski.

Ndryshe, VLEN përfaqësohet me drejtorë, siç është Nedim Rama i NOMAGAS-it

Banner

Related posts

Kasami: Komisioni për falje duhet të jetë më serioz në punën e saj, të fal vetëm ato persona që e meritojnë

Gjyla Halili

Lëvizja Populli e Zejdi Rexhepit futet në Qeveri, Onur Ali zgjidhet zv.ministër i Kulturës

Gjyla Halili

Kurti për mediat italiane: Kemi ende probleme në kufirin me Serbinë

Gjyla Halili