AKTUALE

Filipçe: Ligjet ekzistojnë, provimi në shqip duhet të zbatohet!

Banner

Kryetari i Lidhjës Socialdemokrate të Maqedonisë, Venko Filipçe, theksoi se kërkesa e studentëve për të dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe është tashmë çështje e mbyllur dhe nuk duhet të politizohet, raporton Almakos.com.

Në emisionin n’Podium në Almakos.com dhe Ora24.tv, theksoi se gjatë qeverisjes së mëparshme të LSDM-së janë paraqitur ligje për të përmbushur kërkesën e studentëve, duke mundësuar dhënien e provimit në gjuhën shqipe. Sipas tij, aktualisht këto ligje ose nuk po zbatohen nga qeveria aktuale, ose janë tërhequr plotësisht.

Filipçe u ndal edhe te vërejtjet e institucioneve ndërkombëtare, duke përmendur Komisioni i Venedikut, për të cilin tha se ka vetëm një vërejtje që lidhet me përdorimin e gjuhës shqipe në gjykata, kryesisht për shkak të kostove financiare, por jo për kërkesën e studentëve për provimin e jurisprudencës.

“Cili është shpjegimi logjik që një student që studion në gjuhën shqipe dhe jep të gjitha provimet në shqip, të mos mund ta japë provimin përfundimtar në të njëjtën gjuhë?”, u shpreh ai.

Sipas Filipçes, shoqëria duhet të fokusohet në çështje të tjera më të rëndësishme, duke shtuar se në vendet e zhvilluara evropiane tema të tilla nuk diskutohen dhe se gjuha duhet të shihet si vlerë, jo si problem.

Ai përfundoi se bashkëjetesa mes komuniteteve në vend është shembull pozitiv dhe se hapja e kësaj çështjeje përsëri nuk është e nevojshme, pasi, sipas tij, ajo është zgjidhur më herët.

Banner

Related posts

Limani: Nuk do të bëj “show”, do ta liroj vendin, por s’do të ketë pranim-dorëzim të detyrës

Gjyla Halili

VLEN: Mbështetje për bujqit, ndahen nlë miliardë denarë për subvencione të mbetura

Gjyla Halili

Doc.Dr. Rina Ajdari kandidate për deputet nga Fronti Europian

Gjyla Halili