AKTUALE

Azgan Haklaj: Kryengritja e Malësisë Madhe prolog i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Banner

Shkruan: Azgan Haklaj

Sot kujtojmë me mirënjohje e respekt Kryengritjen e Malësisë së Madhe e cila
filloi me 24 mars 1911 dhe me 6 prill u finalizua duke e ngritur në Deçiç Flamurin e Gjergj Kastriotit pas 500 vjetësh robëri.
Sot kujtojmë veprën sublime të udhëheqësve të kësaj kryengritje, strategut Dedë Gjon Luli, Çun Mulës,Tringë Smajles, Nik Gjelosh Lulit e shumë të tjerë që luftuan me heroizëm të pashoq kundër perandorisë më të madhe të kohës dhe dhanë jetën për Atdheun.
Populli me të drejtë e ka refren të këngës.
” Kruja e dytë Vlora e parë
Dedë Gjon Luli flamurtarë.”
Plaku i maleve është quajtur:
“Pushkë e ngrehur për Shqipërinë” nga plaku i urtë i Vlorës Ismail Qemalit.
Gjallërimi i lëvizjes Kombëtare Shqiptare, roli i shqiptarëve në Revolucionin Xhonturk dhe fitoren e tij pas 1908, Kryengritjet antiosmane me 1909- 1910 të udhëhequra nga Isa Boletinin dhe Idriz Seferi që shtypi botëror do ta quante :
” Revolucioni i parë i shqiptarëve, kishin tërhequr vëmendjen e Fuqive të Mëdha drejtë skajit përendimorë të Ballkanit.
Regjimi xhonturk kishte dështuar në modernizimin dhe konsolidimin e Perandorisë Osmane.
Të drejtat e shqiptarëve u shtypën nga xhonturqit në të katër vilajetet.
Dhuna më e egër u ushtrua në Malësi të Madhe.
Populli shqiptarë, i vogël nga numri, por i madh nga morali dhe trimëria, nuk ja ndali pushkën kësaj supërfuqie që shtrihej në tri kontinente.
Shqiptari kurrë nuk u pajtua me robërinë sepse e don me gjithë zemër vendlindjen e tij, Atdheun e përbashkët kudo që ndodhet në botë dhe është i gatshëm gjithmonë për të dhanë jetën për pavarësinë e tij.
Dëshmi e gjallë për këtë qendresë është dhe lufta heroike e Malësisë Madhe.
Kujtojmë me respekt ngjarjet dramatike që ngritën në piedestalin më të lartë lavdinë e Deçiçit, Bratilës, Dedë Gjon Lulit, Çun Mulës, Tringë Smajles Nik Gjelosh Lulit që udhëhoqën këtë Kryengritje, e që kulmoi me ngritjen e Flamurit Kombëtarë në vend të atij të Turqisë me 6 prill 1911 në majë të Bratilës, aty ku toka puthet me qiellin e Zoti kuvendon më afër me njerëzit.
Roli i kësaj lëvizje është një nga ngjarjet kyçe të lëvizjes së armatosur të shqiptarëve për realizimin e programit politik të tyre, që çoi në miratimin e Memorandumit të Greçës (Libri i Kuq) drejtuar Portës së Lartë e Fuqive të Mëdha, me kerkesë për njohjen e autonomisë së Shqipërisë.
Ky memorandum i hartuar nga Luigj Gurakuqi e Ismail Qemali permbante 12 pika.
Që nga kjo kohë Çështja Shqiptare filloi të trajtohet si çështje e veçantë e diplomacisë Europiane.
Ishte kjo Kryengritje që e shtyri Perandorinë Austro – Hungareze të dalë zyrtarisht me idenë e krijimit të Shtetit Shqiptarë, duke pregatitur diplomacinë europiane, por dhe fqinjët e shqiptarëve se Shteti Shqiptar është imperativ i kohës dhe se monarkia dualiste do qendronte e palëkundur në jetësimin e këtij shteti.
Kryengritja e Malësisë Madhe është prologu I Revolucionit Nacional Shqiptar të 1912- ës dhe i shpalljes së pavarësisë.
Nderim për ata që dhanë jetën për liri e pavarësi.
Ata ranë për të mbetur përmendore e shpirtit të Kombit.
Zeri i tyre sot ne vitin e Heroit tonë Kombëtarë Gjergj Kastriotit ( Skëndrebeu) është kushtrim e thirrje, apel në emër të gjakut të derdhur e jetëve të dhana për Atdheun:
Bashkim i të gjitha gjymtyrëve të lisit kombëtarë shqiptarë.
Shteti Komb i shqiptarëve është imperativ I kohës.
Shteti Komb i shqiptarëve është domosdoshmëri historike.

Banner

Related posts

Ndryshimet kushtetuese janë çështje teknike, tashmë në Kushtetutë keni duzinë pakicash, thotë diplomati francez Fushe

admin

Memet Zhaku merr një detyrë të re nga kryesuesi i OSBE-së

admin

Kryetari i komisionit për punë të jashtme të Kuvendit të madh nacional të Turqisë për vizitë në Kuvend

Gjyla Halili