
Ish-koloneli Dritan Demiraj, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në Maqedonia e Veriut, duke shprehur shqetësim për çështjen e zhvillimit të provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.
Përmes një deklarate publike, Demiraj thekson se kërkesa e studentëve shqiptarë nuk është thjesht çështje administrative, por lidhet drejtpërdrejt me respektimin e shtetit të së drejtës dhe barazisë para ligjit.
Ai ka vlerësuar si shembullore protestën paqësore të studentëve, të cilët marshuan drejt Ministria e Drejtësisë e Maqedonisë së Veriut, duke kërkuar zgjidhje konkrete dhe të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse.
Sipas Demirajt, çdo vonesë apo neglizhencë në trajtimin e kësaj çështjeje mund të përkeqësojë situatën dhe të ndikojë negativisht në stabilitetin institucional dhe marrëdhëniet ndëretnike në vend.
Ai gjithashtu ka kritikuar partitë politike shqiptare në vend, duke theksuar se ato kanë dështuar të përfaqësojnë në mënyrë të denjë interesat e qytetarëve shqiptarë.
Në përfundim, Demiraj u ka bërë thirrje institucioneve kryesore shtetërore dhe të gjitha forcave politike që të veprojnë me përgjegjësi dhe pa vonesë për të garantuar të drejtat e studentëve shqiptarë, përfshirë të drejtën për arsim dhe përdorim të gjuhës shqipe.
Ja postimi i plotë:
“Shqiptarët e Amerikës” ndjekin me shqetësim të thellë zhvillimet e fundit në Maqedoninë e Veriut dhe shprehin mbështetjen e plotë për kërkesat legjitime të studentëve shqiptarë për zhvillimin e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.
Kjo nuk është thjesht një çështje teknike apo administrative është një test i drejtpërdrejtë i shtetit të së drejtës, i barazisë para ligjit dhe i respektimit të të drejtave themelore të një komuniteti shtetformues.
Për këtë arsye, bëjmë apel të fortë dhe të qartë për zbatim të menjëhershëm dhe të drejtë të ligjit, në mënyrë që të shmangen tensionet e panevojshme dhe të ruhet stabiliteti institucional në vend.
Studentët shqiptarë kanë dëshmuar qytetari të lartë duke marshuar në mënyrë paqësore drejt Ministrisë së Drejtësisë, duke kërkuar zgjidhje konkrete dhe urgjente nga ministri Igor Fillkov.
Heshtja apo zvarritja përballë një kërkese të drejtë vetëm sa e përkeqëson situatën.
Partite politike Shqiptare ne Maqedoni tashme te diskretituara prej shume vitesh kane shitur interesat kombetare dhe jane kthyer ne vegla sherbetore te Serbise dhe Maqedonise.
Sigurisht qe baza e tyre e mbeshtetjes eshte politika anti-shqiptare e Rilindjes ne Tirane e cila vazhdon mbeshtetjen e interesave serbe ne rajon.
Diaspora Shqiptaro-Amerikane mbështet fuqimisht të drejtën e tyre për arsim të barabartë, për përdorimin e gjuhës shqipe dhe për respektimin pa kompromis të ligjit.
Në këtë kontekst, u bëjmë thirrje të gjitha institucioneve kushtetuese: Presidentit, Kryetarit të Parlamentit, Kryeministrit, Gjykatës Kushtetuese si dhe të gjitha forcave politike, shqiptare dhe maqedonase, që të veprojnë pa hezitim, me përgjegjësi të plotë shtetërore dhe me vizion, për të realizuar kërkesat e studentëve në mënyrë të drejtë dhe urgjente.
Çdo vonesë është e pajustifikueshme. Çdo shmangie është e rrezikshme.
Në një kohë kur situata gjeopolitike ndërkombëtare është më e tensionuar se kurrë, ruajtja e stabilitetit të brendshëm dhe e harmonisë ndëretnike është interes jetik kombëtar.
Ka ardhur momenti që institucionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut të tregojnë vendosmëri reale dhe përgjegjësi shtetërore për drejtësi, për barazi dhe për të ardhmen e përbashkët të të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie.
