AKTUALE

Xhemali Ferati zgjidhet kryetar i nëndegës së Bdi-së në Llacë

Banner

Sonte u zhvillua zgjedhja për kryetarin e nëndegës së vendbanimit Llacë, ku Xhemali Ferati, aktivist i shquar i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), u zgjodh për të mbajtur këtë detyrë. Ai do të përfaqësojë banorët e Llacës në vendimmarrje dhe do të angazhohet për adresimin e nevojave të komunitetit.

Bajram Rexhepi, kryetarë i BDI-së dega Tetovë, theksoi se me këtë zgjedhje po ndërtohet BDI-ja e së ardhmes, ku secili është i mirëpritur dhe çdo zë dëgjohet. Xhemali Ferati synon të forcojë lidershipin lokal dhe të sigurojë që zëri i qytetarëve të ketë ndikim real në vendimmarrje.

Ja postimi i plotë:

Sonte përzgjodhëm kryetarin e nëndegës së vendbanimit Llacë. Xhemali Ferati, aktivist i shquar i Bashkimit Demokratik për Integrim, do ta mbajë këtë detyrë dhe përgjegjësi për të qenë zëri i banorëve të Llacës në vendimmarrje dhe për të adresuar nevojat e tyre.

Me hapa të sigurt, po ndërtojmë BDI-në e së ardhmes, ku secili është i mirëseardhur dhe çdo zë dëgjohet.

Related posts

Lideri Ahmeti sonte takim me popullin në Kumanovë

Gjyla Halili

Fronti Europian: Opozita shqiptare të mos pengojë qëllimisht aktivitetet parazgjedhore dhe të respekton parimet demokratike

Gjyla Halili

Podkast INFORMALE: Si t’u ndihmohet familjeve me fëmijë autik?

Gjyla Halili