AKTUALE

PROTESTA E STUDENTËVE, NIS EPOKA E RE NË MAQEDONINË E VERIUT

Banner

Protesta e studentëve të tri Unioneve Studentore, të Tri Universiteteve shqiptare në Maqedoni të Veriut, shënon një kthesë të rëndësishme në jetën shoqërore dhe politike jo vetëm të shqiptarëve në Maqedoni të Veriut!

Sheshi Maqedonia në qendër të Shkupit, ku Kryekomandanti Legjendar i UÇK-së Ali Ahmeti, në fjalimin e Tij historik, dy vite më parë, më 21 Prill 2024, gjëmonte me thirrjet e Tij, UÇK, UÇK, UÇK, sot më 6 Prill 2026, ishte mbushur me student e studente, dhe i skuqur me flamuj kombëtar shqiptar dhe në ballë edhe me flamurin e SHBA-së, dëshmoi dhe tregoi qartë, se shqiptarët janë bërë zot të fateve të veta!

Dalja masive në rrugë, me kërkesa të qarta për barazi, drejtësi, respektim të ligjit për Gjuhën Shqipe dhe dinjitet kombëtar e institucional, tregon se brezi i ri po merr përgjegjësinë për të ardhmen e vendit!

Ky mobilizim nuk është vetëm reagim ndaj një padrejtësie siç është mos respektimi i Ligjit për Gjuhën Shqipe, por shprehje e një vetëdijeje të re qytetare që kërkon mbrojtje të Kushtetutës dhe ndryshim real!

Studentët, me pankarta dhe mesazhe të drejtpërdrejta, artikuluan kërkesa që prekin thelbin e funksionimit demokratik të shtetit të Maqedonisë së Veriut, respektimin e të drejtave, ndalimin e diskriminimit institucional dhe zbatimin e ligjeve pa dallim etnie!

Prania e madhe e studetntëve dhe studenteve, profesoreve dhe deputetëve shqiptar të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, por edhe e qytetarëve të tjerë që iu bashkuan protestës, dëshmon se kjo lëvizje ka tejkaluar kufijtë universitarë dhe është shndërruar në zë të përgjithshëm!

Kjo protestë shënon gjithashtu një ndryshim në kulturën e reagimit publik!

Organizimi paqësor, mesazhet e qarta dhe simbolika kombëtare krijuan një atmosferë uniteti dhe vendosmërie për admirim!

Në këtë mënyrë, studentët jo vetëm kërkuan zgjidhje të menjëhershme, por hodhën themelet e një epoke të re, ku zëri i tyre nuk hesht dhe ku institucionet shtetërore do të thirren të japin përgjegjësi!

Nëse kjo energji ruhet dhe kanalizohet drejt e në mënyrë të qëndrueshme, protesta e studentëve do të mbetet si momenti kur nisi një kapitull i ri!

Një epokë e re, ku studentët marrin rolin udhëheqës, ku kërkohet barazi reale jo vetëm gjuhësore e kushtetuese, por edhe ku e ardhmja duhet të ndërtohet mbi parimet e drejtësisë, të respektit dhe të dinjitetit të qytetarit shqiptar!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 6 Prill 2026!

Banner

Related posts

Lefkov: Pendarovski keqpërdor resurset shtetërore për qëllime partiake

Gjyla Halili

Nga mesnata bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës

Gjyla Halili

Grupi i tifozëve “Shvercerat” Shkup mbështesin protestën e studentëve: 6 Prilli do të jetë zëri i një brezi!

Gjyla Halili