AKTUALE

Shoqata “Jehona e Malësisë” në Michigan: Kryengritja e Malësisë, themel i lirisë kombëtare

Banner

Me ndjenjë të thellë krenarie kombëtare dhe përgjegjësie qytetare, Shoqata Jehona e Malësisë në Michigan ka përkujtuar Kryengritjen e Malësisë, duke e cilësuar atë si themelin e lavdishëm mbi të cilin u ngrit ideali i lirisë dhe pavarësisë së Shqipërisë.

Në reagimin e saj zyrtar, shoqata shprehu nderim të veçantë për figurën e Dedë Gjo Luli, prijësit legjendar të Kryengritjes së Malësisë së Madhe, i cili me urtësi, trimëri dhe vendosmëri udhëhoqi kryengritësit drejt fitores në betejën e Deçiqit dhe ngritjes së flamurit kombëtar.

Shoqata theksoi se, krahas Dedë Gjo Lulit, kujtohen dhe nderohen të gjithë heronjtë e Malësisë së Madhe, të cilët me sakrificë dhe përkushtim dëshmuan se shqiptarët nuk e pranojnë robërinë dhe ngrihen me dinjitet për të mbrojtur atdheun, nderin dhe identitetin e tyre.

Më tej, në mesazh nënvizohet se Kryengritja e Malësisë mbetet një akt i madh historik dhe diplomatik që i parapriu shpalljes së pavarësisë, duke dëshmuar pjekurinë politike dhe ndërgjegjen kombëtare të shqiptarëve para syve të Evropës.

Në përmbyllje, Shoqata Jehona e Malësisë bën thirrje që kjo ditë të shërbejë si kujtesë për sakrificën e të parëve dhe si motivim për të forcuar unitetin dhe për të ndërtuar të ardhmen mbi vlerat e lirisë dhe përgjegjësisë.

“Lavdi e përjetshme Dedë Gjo Lulit! Lavdi e përjetshme heronjve të Malësisë së Madhe!”, thuhet në mesazh.
Deklarata është përcjellë nga kryetari i shoqatës, Zef Berishaj.

Ja postimi plotë:

Me ndjenjë të thellë krenarie kombëtare dhe përgjegjësie qytetare, sot përkujtojmë Kryengritjen e Malësisë — themelin e lavdishëm mbi të cilin u ngrit ideali i lirisë dhe pavarësisë së Shqipërisë.

Në emër të shoqatës “Jehona e Malësisë” dhe në emrin tim personal si kryetar i saj, përulemi me nderim të veçantë para figurës madhështore të Dedë Gjo Lulit — prijësit legjendar të Kryengritjes të Malësisë së Madhe, i cili me urtësi, trimëri dhe vendosmëri udhëheqi kryengritësit drejt fitores në betejën e Deçiqit dhe ngritjes së flamurit kombëtar, duke i dhënë zë dhe formë aspiratës shekullore për liri.

Së bashku me të, kujtojmë dhe nderojmë të gjithë heronjtë e Malësisë së Madhe — burra të besës dhe të pushkës, që nuk kursyen as jetën për atdheun. Ata, të bashkuar në ideal dhe sakrificë, i treguan botës se shqiptari nuk e pranon robërinë, por ngrihet me dinjitet për të mbrojtur tokën, nderin dhe identitetin e tij.

Kryengritja e Malësisë mbetet një akt i madh historik dhe diplomatik, që i parapriu shpalljes së Pavarësisë dhe dëshmoi pjekurinë politike dhe ndërgjegjen kombëtare të shqiptarëve para syve të Evropës.

Le të jetë kjo ditë një kujtesë e përhershme për sakrificën e tyre dhe një thirrje për ne që të ruajmë me krenari trashëgiminë e tyre, duke forcuar unitetin dhe duke ndërtuar të ardhmen mbi vlerat e lirisë dhe përgjegjësisë.

Lavdi e përjetshme Dedë Gjo Lulit!
Lavdi e përjetshme heronjve të Malësisë së Madhe!

Me respekt të lartë,
Kryetari i Shoqatës “Jehona e Malësisë”
Zef Berishaj

Banner

Related posts

Gashi: Ky popull i përvuajtur e ka kohën që pas 22 viteve ta bëj ndryshimin

Gjyla Halili

Hasan Prishtina në Kuvendin e Junikut – Një kolos me dy jubile

admin

BDI: I gabuar dhe i dëmshëm vendimi i Qeverisë kundër tunelit të Korridorit 8 në aksin Gostivar – Bukojq

Gjyla Halili