AKTUALE

Gruaja shqiptare, më e fuqishme se kurrë në skenën politike

Banner

Nga Venera Azizi

Gruaja shqiptare në Maqedoninë e Veriut sot po ngrihet më fuqishëm se kurrë në skenën politike, jo thjesht për të qenë e pranishme, por për të kontribuar e për të marrë vendime me dinjitet dhe vizion.

Gratë shqiptare sot këtu tek ne janë zemra e procesit të ndryshimit.

Ne po hapim rrugë për vajzat që ëndërrojnë të bëhen politikane, po u japim guximin grave që hezitojnë të kyeçen në politikë, sepse janë rritur me mendimin se politika është punë burrash, por në fakt politika ju takon edhe burrave edhe grave.

Të nderuar,

E keni përjetuar si është të dëgjosh zëra që të thonë “se politika nuk është për ty”?

E keni përjetuar si është të ndihesh sikur duhet të jesh dyfish më e fortë, vetëm që të të marrin seriozisht sepse je grua në politikë?

Por, as këto përjetime nuk kanë mundur të na ndalojnë.

Ne gratë nuk duhet të lejojmë që paragjykimet të na imbyllin rrugën.

Nuk duhet të lejojmë që dikush tjetër të vendosë se sa larg mund të shkojmë. Sepse ne vërtetë mund të shkojmë shumë larg që ska me te.

Dhe e vertëta është një dhe e padiskutueshme se nëse sot ne nuk merremi me politikë, dikushtjetër do të vendosë për jetën tone, për mundësitë tona për të ardhmen tonë dhe në vend që ne sot ta bëjmë dritë, dikush do të vendos që të na i bëj terr.

Sado që politika të mos jetë fushë e lehtë, ajo ka nevojë për ne. Ka nevojë për gra që luftojnë, që nuk heshtin, për gra që edhe pse burrat nuk i ftojnë në tavolinat e politik-bërjes ato thjesht ulen dhe e zënë vendin e tyre të merituar. Pra politika ka nevojë për guximin e secilës grua që jemi këtu në këtë sallë e për secilën që është jashtë kësaj salle.

Të nderuara zonjat e mia unë jam gruaja e parë shqiptare që vij në pozicionin e zëdhënëses së Qeverisë që nga pavarësia e Maqedonisë së Veriut dhe vij pikëkrisht me propozimin e burrave, liderë të VLEN-it. Dhe është e vërtetë se unë mund të mos jem vendimmarrëse në kuptimin klasik, por zëri im është pjesë e vendimmarrjes. Dhe ky është një ndryshim i madh që kemi bërë ne. Sepse politika nuk është vetëm akti i marrjes së vendimeve është edhe mënyra si komunikohen ato, si përfaqësohen dhe si përjetohen nga qytetarët. Çdo zë që po fitojmë sot në politikë, jamë e sigurt se po thyen një heshtje që ka zgjatur shumë gjatë.

Pra, për neve grave, politika duhet të jetë shumë më tepër. Ajo duhet të jetë hapësirë ku dalim nga hijet, shfaqemi, veprojmë dhe bashkëkrijojmë një realitet më të mirë.

Politikën ne gratë duhet ta shofim në thelb, sinjë formë të lirisë, një akt që e tejkalon përllogaritjen dhe qëllimin pragmatik.

Neve grave nuk na mjafton të ndjekim rrjedhën. Por të besojmë te mundësia për të ndryshuar gjërat përmes fjalës dhe veprimit publik.

Politika, për neve grave, nuk është thjesht çka është e mundur, është çka duhet të bëhet.

Albright ka thënë se një grua në politikë duhet të punojë për 10-she për ta marrë një 6-she.Por, asnjë fitore nuk është arritur ndonjëherë duke mos provu, duke mos luftu. Paragjykimet nuk guxojnë ti ndalin gratë, por ato duhet ti marrim si arsye me luftu edhe më shumë.

Dhe për në fund dua të bëj një përkujtim për të gjitha neve grave të kesaj kohe, se duhet t’ua trasojme rrugën gjeneratave të ardhshme dhe ti mësojmë edhe vajzat e reja edhe djemt e ri se sa ankohemi nga terri, më mirë është ta ndezim bashkë me to nga një dritë e ta zhdukim erresirën që na ka ndjekë përherë.

Fjala integrale në Konferencën Ndërkombëtare Çairi 2026, me temë: “Imazhi politik i gruas shqiptare: lidership, paqe dhe identitet evropian”, e cila po mbahet më 4 dhe 5 prill në organizim të Komunës së Çairit dhe kryetarit Izet Mexhiti dhe në bashkëpunim me Aleancën Kombëtare të Këshilltarëve Bashkiakë.

Banner

Related posts

171 gjoba në Shkup, 18 për ngasje të makinës në gjendje të dehur

Gjyla Halili

Shporta ushqimore/ Turistët e huaj “zëvendësojnë” shqiptarët e ikur në emigracion

admin

THEMELOHET  NËNDEGA MË E MADHE NË KOMUNËN SARAJ

Gjyla Halili