AKTUALE

Ilir Hasani: Rezistenca për të drejtat gjuhësore është detyrim, jo zgjedhje

Banner

Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ilir Hasani, ka bërë thirrje për mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedonia e Veriut, të cilët nesër do të protestojnë për të drejtën e tyre për të dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Hasani theksoi se kjo është një të drejtë e fituar me ligj, me sakrificë dhe përkushtim ndër vite, dhe çdo përpjekje për ta mohuar atë përbën shkelje të barazisë dhe të shtetit të së drejtës. Ai kritikoi përpjekjet e pushtetit për të relativizuar protestën, duke e etiketuar si politike, duke nënvizuar se rezistenca ndaj cenimit të të drejtave është detyrim, jo zgjedhje.

Deputeti bëri thirrje që çdo student, profesionist dhe qytetar që beson në drejtësi të bashkohet me protestën, duke theksuar se mbrojtja e të drejtave gjuhësore nuk është vetëm kauzë e studentëve, por e gjithë shoqërisë.

“Për të drejtën që askush të mos diskriminohet për gjuhën e tij. Për një shtet që respekton qytetarët e vet njësoj”, u shpreh Hasani, duke bërë thirrje për solidaritet dhe angazhim qytetar.

#Drejtësi #Barazi #GjuhaShqipe #MosHesht #Protestë

Ja postimi plotë:

Nesër nuk është një ditë e zakonshme — është një provë dinjiteti.

Të drejtën për të dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe nuk na e ka falur askush. Është e drejtë e fituar me ligj, me sakrificë dhe me përkushtim ndër vite. Çdo tentativë për ta mohuar është shkelje e drejtpërdrejtë e barazisë dhe e shtetit të së drejtës.

Sot, kur studentët ngrihen për këtë të drejtë legjitime, pushteti mundohet ta relativizojë protestën, duke e etiketuar si politike dhe duke u fshehur pas justifikimeve të dobëta. E vërteta është e thjeshtë: kur cenohet një e drejtë, rezistenca është detyrim, jo zgjedhje.

Ata që sot janë kundër protestës, në fakt janë kundër barazisë. Heshtja përballë padrejtësisë është bashkëfajësi.

Prandaj, nesër, unë do të jem aty — jo për politikë, por për parim.
Për të drejtën që askush të mos diskriminohet për gjuhën e tij.
Për një shtet që respekton qytetarët e vet njësoj.

Ftoj çdo student, çdo profesionist dhe çdo qytetar që beson në drejtësi, të bashkohet.

Sepse sot është provimi i tyre — nesër mund të jetë i yni.

#Drejtësi #Barazi #GjuhaShqipe #MosHesht #Protestë

Banner

Related posts

Vjetërsohet edhe rasti “Tender”, ku e akuzuar ishte Elizabeta Kançeska-Milevska

Gjyla Halili

Incidenti lidhur me kishën në Toplicë, Mickoski: Të mos luhet në kartë etnike

Gjyla Halili

Grubi takon Qehajën: Ndryshimet kushtetuese të domosdoshme

admin