AKTUALE

Shoqëria LËVIZJA: Me pjesëmarrje masive të mbështesim studentët në protestë

Shoqëria “Lëvizja”, u bën thirrje të gjithë qytetarëve që t’i bashkohen protestës që do të mbahet ditën e hënë, më 6 prill 2026, në Shkup, në mbështetje të Unioneve të Studentëve Shqiptarë.
Është e papranueshme dhe diskriminuese që studentët të studiojnë në gjuhën shqipe, por të detyrohen të japin provimet finale në gjuhën maqedonase. Ky veprim përbën një shkelje të rëndë të të drejtave themelore dhe një diskriminim të paprecedent ndaj studentëve shqiptarë.
I bëjmë thirrje opinionit publik shqiptar, subjekteve politike, botës akademike, shoqërisë civile dhe çdo qytetari që beson në drejtësi dhe barazi, që të mbështesin fuqishëm këtë protestë dhe t’u bashkohen studentëve në kërkesat e tyre legjitime. Mosrespektimi i ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe është cënim i drejtpërdrejtë i të drejtave të njeriut dhe i rendit ligjor, që kërkon reagim dhe përgjegjësi institucionale.

Shoqëria ‘Lëvizja”, kërkon zgjidhje të menjëhershme nga institucionet përkatëse dhe respektim të plotë të gjuhës shqipe në të gjitha nivelet e administratës shtetërore.
Shkup, 4 prill 2026

Banner

Related posts

Sot do t’i jepet lamtumira e fundit Alush Gashit përcjell

Gjyla Halili

Zgjedhjet në Shqipëri/ Numërimi deri në ora 07:00 – PS siguron 52.95% të votave, PD 34.11%

Gjyla Halili

Ahmeti nga Haraçina: Do të përdorim çdo mjet demokratik për të ndaluar padrejtësitë ndaj shqiptarëve

Gjyla Halili