AKTUALE

MPB: Nesër regjim i veçantë i trafikut në Shkup për shkak protestave të studentëve

Nesër (06.04.2026), duke filluar nga ora 12:30, një grup qytetarësh do të organizojë një marsh protestues si shprehje e pakënaqësisë për moszbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve në provimin e jurisprudencës.

Marshi do të zhvillohet në këtë itinerar: nga sheshi “Karposhovo Vostanie”, përgjatë rrugës “11-ti Mart”, duke kaluar përmes Urës së Gurit, më pas vazhdon në rrugën “Nikola Vapcarov” dhe përfundon në rrugën “Dimitrie Çupovski”, para Ministrisë së Drejtësisë.

Për shkak të marshit, trafiku do të devijohet në rrugët përreth.

SPB Shkup – Njësia për sigurinë në komunikacion do të ndërmarrë masa për regjim të veçantë të trafikut.

Ministria e Punëve të Brendshme apelon që të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion të respektojnë udhëzimet e policëve të uniformuar” thuhet në kumtesën e MPB-së.

Banner

Related posts

Lloga-Stirk: Të gjithë pjesëmarrësit në procesin zgjedhor të sillen në nivelin më të lartë dhe të sigurojnë zgjedhje të ndershme dhe demokratike

Gjyla Halili

BDI emëron kryetarët e rinj të degëve, nesër vendoset për takimin e liderëve

Gjyla Halili

Gjykata e lartë administrative aprovon shkarkimin e Qani Nesimit, fiton Shaqir Fetahu

Gjyla Halili