AKTUALE

Kryetari i Shoqatës “Malësia” në Kaliforni Sheki Krnic uron besimtarët katolikë për festën e Pashkëve

Banner

Kryetari i Shoqatës “Malësia”, në Kaliforni Sheki Krnic ka përcjellë urimet më të përzemërta për të gjithë besimtarët katolikë me rastin e festës së shenjtë të Pashkëve.

Në mesazhin e tij, ai theksoi rëndësinë e kësaj feste si simbol i shpresës, besimit dhe ripërtëritjes shpirtërore, duke uruar që kjo ditë e veçantë të sjellë paqe, lumturi dhe harmoni në çdo familje.

“Pashkët janë një moment reflektimi dhe bashkimi, një festë që na kujton vlerat e dashurisë, solidaritetit dhe mirëkuptimit mes nesh. Uroj që këto Pashkë të sjellin gëzim dhe begati për të gjithë,” thuhet në urimin e kryetarit.

Ai gjithashtu njoftoi se Shoqata “Malësia” në Kaliforni organizon një aktivitet festiv me rastin e Pashkëve, ku anëtarët dhe komuniteti shqiptar do të mblidhen për të festuar së bashku në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore.

Aktiviteti do të mbahet të dielën, më 5 prill, duke filluar nga ora 12:00, në Yorba Regional Park në Anaheim, Kaliforni.

Ja postimi plotë:

Të nderuar besimtarë të besimit katolik. Gëzuar Pashkët!

Me rastin e kësaj feste të shenjtë, urojmë të gjithë besimtarët katolikë për Pashkët, duke vlerësuar besimin, përkushtimin dhe shpresën që kjo ditë e shenjtë simbolizon.

Le të jetë kjo festë moment gëzimi, paqeje dhe ripërtëritjeje shpirtërore për ju dhe familjet tuaja. Edhe këto Pashkët të na sjellin dashuri, mirësi dhe harmoni në çdo shtëpi, duke forcuar besimin dhe solidaritetin mes nesh.
Me këtë rast të veçantë, ju njoftojmë se Shoqata jonë organizon ditë festive, ku do të festojmë së bashku në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore.
Easter party on Sunday April 5
starting at noon at Yorba Regional Park 7600
E La Palma Ave Anaheim, CA 92807

Ju mirëpresim me kënaqësi që ta ndajmë së bashku këtë gëzim.

Banner

Related posts

Tiranë, Rina Ajdari në Asamblenë e Iniciativës së Evropës Qendrore: Bashkëpunim, veprim të organizuar e të harmonizuar

Gjyla Halili

Veliaj distancohet nga drejtorët e arrestuar të Bashkisë: S’mund të di çdo gjë

Gjyla Halili

Tërmet në Maqedoninë e Veriut, nuk ka dëme por shkaktoi panik te banorët

admin