AKTUALE

Organizata Shqiptaro-Amerikane për Maqedoninë e Veriut: Gjuha shqipe nuk negociohet, thirrje për reagim qytetar

Banner

Organizata Shqiptaro-Amerikane për Maqedoninë e Veriut ka reaguar ashpër ndaj moszbatimit të ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet shtetërore, duke e cilësuar këtë si një shkelje të rëndë ligjore dhe kushtetuese.
Në reagimin e saj publik, organizata thekson se e drejta për përdorimin e gjuhës është një nga shtyllat themelore të një shoqërie demokratike dhe multietnike, e garantuar me Kushtetutë dhe me ligjet në fuqi. Megjithatë, sipas tyre, realiteti në terren dëshmon për një dështim të vazhdueshëm në zbatimin e këtyre dispozitave.

“Mosrespektimi i ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe nuk është thjesht një shkelje administrative, por një shkelje ligjore që duhet të ndëshkohet”, thuhet në reagim, duke shtuar se shqetësues mbetet fakti që këto shkelje kryhen edhe nga përfaqësues të lartë të institucioneve shtetërore.

Organizata vlerëson se kjo situatë përbën një goditje të drejtpërdrejtë ndaj parimeve të barazisë dhe shtetit të së drejtës. Në këtë drejtim, ajo u bën thirrje qytetarëve shqiptarë dhe gjithë atyre që besojnë në drejtësi që të mbështesin protestën e paralajmëruar nga studentët.

Gjithashtu, Organizata Shqiptaro-Amerikane për Maqedoninë e Veriut ka shprehur mbështetje të plotë për Unionin e Studentëve Shqiptarë, duke kërkuar reagim të menjëhershëm nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare.

Në fund të reagimit, organizata u bën thirrje edhe Qeverisë së Shqipërisë, Qeverisë së Kosovës dhe faktorëve ndërkombëtarë që të mbështesin këtë kauzë, me qëllim garantimin e të drejtave themelore.

“Barazia nuk negociohet. Ajo zbatohet.”, përfundon reagimi.

Ja postimi i plotë:

E drejta për përdorimin e gjuhës është një nga shtyllat themelore të një shoqërie multietnike dhe demokratike. Në Maqedoninë e Veriut, kjo e drejtë është e garantuar me Kushtetutë dhe me ligjet që burojnë prej saj. Megjithatë, realiteti tregon një dështim të vazhdueshëm në zbatimin e këtyre dispozitave.

Mosrespektimi i ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe nuk është thjesht një shkelje administrative, është shkelje ligjore që duhet të ndëshkohet. Edhe më shqetësues është fakti se këto shkelje kryhen nga vetë përfaqësues të lartë të institucioneve shtetërore, përfshirë ministra dhe kryeministrin.

Kjo situatë përbën një goditje të drejtpërdrejtë ndaj parimeve të barazisë dhe shtetit të së drejtës.

I bëjmë thirrje gjithë opinionit publik shqiptar, si dhe të gjithë qytetarëve që besojnë në drejtësi dhe barazi, të mbështesin fuqishëm protestën e paralajmëruar nga studentët dhe t’u bashkohen atyre. Vetëm përmes reagimit qytetar mund të ndalen këto shkelje dhe të kërkohet llogaridhënie institucionale.

Organizata Shqiptaro-Amerikane për Maqedoninë e Veriut shpreh mbështetjen e saj të plotë për Unionin e Studentëve Shqiptarë dhe kërkon reagim të menjëhershëm nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare.

U bëjmë thirrje:

Qeverisë së Shqipërisë
Qeverisë së Kosovës
Faktorëve ndërkombëtarë

që të mbështesin këtë kauzë legjitime dhe të kontribuojnë në garantimin e zbatimit të të drejtave themelore.

Barazia nuk negociohet. Ajo zbatohet.

Banner

Related posts

Shtatorja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut do të inaugurohet më 28 Nëntor në Garanë të Kerçovës

Gjyla Halili

Mexhiti takohet me mërgimtarët: Jeni pjesë e rëndësishme e jona dhe kontributi juaj është i jashtëzakonshëm

Gjyla Halili

Dëshqiptarizim tronditës nga qeveria VMRO-VLEN – Vetëm këtë javë, nga 109 punësime në 7 institucione, 107 janë maqedonas dhe vetëm 2 shqiptarë

Gjyla Halili