AKTUALE

Tragjedi në familjen shqiptare, 12-vjeçari bie nga kati i tetë i pallatit teksa luante me shokët dhe humb jetën

Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Bolonjës në Itali, ku një djalë 12-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën pasi ka rënë nga një pallat.

Sipas mediave italiane, viktima është Louis Pisha, i cili ndodhej në tarracën e një godine në Via Piave, bashkë me dy shokë të tij, kur ndodhi aksidenti fatal.

Nga rindërtimi paraprak i ngjarjes nga policisë së komisariatit Santa Viola, mësohet se i mituri ka hipur mbi një dritare në çati prej plastike, transparente, i cili është thyer papritur nën peshën e tij.

Fillimisht, 12-vjeçari ka mbetur i varur dhe shokët janë përpjekur ta ndihmojnë duke e kapur, por nuk kanë arritur ta shpëtojnë. Për pasojë, ai ka rënë nga kati i tetë dhe ka ndërruar jetë në vend.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e emergjencës 118, policia dhe zjarrfikësit, por për fat të keq çdo përpjekje për ta mbajtur në jetë ka rezultuar e kotë.

Mësohet se 12-vjeçari nuk jetonte në pallatin ku ndodhi aksidenti. Pak më vonë në vendngjarje kanë mbërritur prindërit dhe të afërmit e tij, ndërsa skenat e dhimbjes kanë qenë rrëqethëse. Nëna e të miturit, e tronditur, është shembur në tokë mes lotësh, duke kërkuar të dijë se çfarë kishte ndodhur me të birin.

“Ka vdekur, më thoni çfarë ndodhi”, ishin fjalët rrëqethëse të nënës së 12-vjeçarit.

Kjo është tragjedia e dytë që godet këtë zonë, pasi në vitin 2024 një tjetër i ri, 17-vjeçari Fallou Sall, humbi jetën pasi u godit me thikë gjatë një konflikti pranë të njëjtit pallat.

Policia vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Banner

Related posts

EDHE HYDAJET HYSENIT SIKUR FAIK REXHEPIT, T’I NGRITET SHTATORE NË PRISHTINË

Gjyla Halili

Qeveria nënshkroi Marrëveshje me një kompani zvicerane, të paktën shtatë milionë euro investim dhe 200 vende të reja të punës

Gjyla Halili

Rezultatet e zgjedhjeve në SHBA, Kamala Harris anulon fjalimin, ndërsa Donald Trump i afrohet fitores

Gjyla Halili