AKTUALE

Vjosa Osmani ia kalon sot zyrtarisht detyrën Albulena Haxhiut

Presidentja aktuale e Kosovës, Vjosa Osmani, pritet që sot në orën 16:00 t’ia dorëzojë zyrtarisht detyrën kryeparlamentares, Albulena Haxhiu.

Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate për media nga Zyra e Presidentes, raporton Klankosova.tv.

Sipas njoftimit, ceremonia e dorëzim-pranimit të detyrës do të mbahet në Kabinetin e Presidentes.

Osmani, e cila mori detyrën pesë vite më parë me përkrahjen e Lëvizjes Vetëvendosje, nuk arriti të sigurojë një mandat të dytë, ndonëse kishte shprehur publikisht dëshirën për ta vazhduar atë.

Banner

Related posts

Sela: Mendoj që bashkë me zgjedhjet lokale, do të kemi edhe zgjedhje parlamentare

Gjyla Halili

Kate Middleton dominon sërish lozhën në Wimbledon: Ngjyra e kompletit është esenca e femërores

admin

LD themelon komisionin komunal zgjedhorë në Kërçovë

Gjyla Halili