AKTUALE

ALKIG-u, NË BASHKËPUNIM ME BFI-në, SHPËRNDAN PAKETA USHQIMORE PËR FAMILJET NË NEVOJË

Si çdo vit, edhe këtë vit, Komuniteti Shqiptar i BI të Austrisë-ALKIG në bashkëpunim me Bashkësinë Fetare Islame të RMV-së, respektivisht me shoqatën humanitare “Hilal”, realizoi shpërndarjen e pakove ushqimore për familjet në nevojë.

Ky aktivitet ishte një përpjekje e sinqertë për të qenë pranë atyre që përballen me vështirësi të përditshme. Në çdo derë të trokitur u përcoll jo vetëm ndihmë materiale, por edhe një ndjenjë kujdesi dhe solidariteti.

Pakot e shpërndara janë shenjë e vëmendjes dhe përgjegjësisë sonë ndaj njëri-tjetrit, veçanërisht ndaj atyre që kanë më shumë nevojë.

Ky veprim i përvitshëm mbetet dëshmi e përkushtimit të vazhdueshëm për të ndërtuar një shoqëri më të ndjeshme dhe më të bashkuar.

Banner

Related posts

EKSKLUZIVE / BDI dhe ASH e Taravarit bëhen bashkë dhe mposhtin kandidatin e Alternativës për drejtor të Institutit për Trashëgimi Kulturore të Shqiptarëve

Gjyla Halili

Taravari me propozim: Zgjedhja e presidentit të bëhet nga Kuvendi

Gjyla Halili

BDI reagon ashpër ndaj vendimit për ndërprerjen e projektit: Problemi nuk është teknik, është politik

Gjyla Halili