Në përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin global për autizmin, 2 Prilli është caktuar si “Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin”. Qëllimet e kësaj dite janë të ndërgjegjësojnë njerëzit të kuptojnë dhe pranojnë personat me autizëm, të nxisin mbështetjen në mbarë botën dhe të frymëzojnë të tjerët për të krijuar kushtet e përshtatshme për të gjithë ata që vuajnë ka çrregullim.

Historia e Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
Dita Botërore e Ndërgjegjësimit të Autizmit u caktua me një rezolutë të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 1 nëntor 2007, duke theksuar nevojën për të rritur ndërgjegjësimin e publikut rreth autizmit dhe për të punuar në mënyrë aktive drejt fuqizimit dhe pranimit të individëve me autizëm, si dhe njohjen e kontributit të tyre në shoqëri.
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së shpalli njëzëri 2 Prillin si Ditën Botërore të ndërgjegjësimit të Autizmit për t’i kujtuar shoqërisë nevojën për të përmirësuar cilësinë e jetës së atyre me autizëm dhe për t’i ndihmuar ata të bëhen pjesë e domosdoshme e strukturës sociale.
Tema e Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit të Autizmit 2026
Këtë vit, tema e përzgjedhur është ‘Autizmi dhe Humaniteti – Çdo Jetë Ka Vlerë’, që thekson dhe pohon dinjitetin dhe vlerën e të gjithë personave pavarësisht se ata janë me autizëm ose jo.